Restaurohet Pazari i Vjetër, Peleshi: Synojmë rijetësimin e trashëgimisë kulturore

Shqipëria

Restaurohet Pazari i Vjetër, Peleshi: Synojmë rijetësimin e trashëgimisë kulturore

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 17:34

Pas 6 muajsh punime ka përfunduar restaurimi i Pazarit të Vjetër karakteristik të Korçës. Faza e dytë e projektit të financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe qeveria shqiptare, do të jetë rivitalizimi i pazarit dhe rikonstruksioni i sheshit para tij.
Pas 6 muajsh pune intensive, përfundoi restaurimi i Pazarit të Vjetër të Korçës.
Faza e dytë e projektit parashikon rijetësimin e trashëgimisë kulturore.
Peleshi: “Këtu ka ndodhur një fenomen arkitekturor, një ansambël me vlera arkitekturore i së shkuarës është sjellë në ditët tona jo thjeshtë përmes restaurimit, por me kreativitet”.
Për Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për mirëmbajtjen e këtij Monumenti Kulture i kategorisë së parë.
Faza e dytë e projektit do përqendrohet te rikonstruksioni i sheshit para pazarit karakteristik, që do të lidhet me një tjetër Monument të trashëgimisë kulturore, xhaminë e Iljaz bej Mirahorit.
Për restaurimin e plotë të pazarit karakteristik të Korçës janë akorduar 4.5 mln dollarë, nga të cilat 3 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan per zhvillim dhe 1.5 milion dollarë nga qeveria shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat