Basha: Rama hidhej e përdridhej në prehrin e Metës, kur në Shkodër vritej oficeri i policisë

Shqipëria

Basha: Rama hidhej e përdridhej në prehrin e Metës, kur në Shkodër vritej oficeri i policisë

Nga: Gjergj Koja Më: 4 tetor 2015 Në ora: 17:02

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave që mazhoranca i ka drejtuar PD-së, pasi kjo e fundit denoncoi lidhjet kriminale të ministrit të Brendshëm. Basha akuzoi Ramën se ndërsa në Shkodër u vra një officer policie ai hidhej e përdridhej në prehrin e Ilir Metës se kishte hallin e pushtetit.

“S' ka gjë më të turpshme të sulmosh opozitën ditën e rënies së oficerit në krye të detyrës. Fakt është që PD dhe unë u solidarizuam të parët me familjen dhe forcat e policisë mbrëmë sapo ngjarja ndodhi. Këtë e bëmë njerëzisht, jo për politikë sic e shfrytëzon ky sot. Por kur ngjarja e rëndë ndodhi, kokoshi kishte të tjera halle, kishte hallin e pushtetit ndaj po hidhej e përdridhej në prehrin e Metës, pa dashur tia dijë as për rendin, as për oficerin e rënë në krye të detyrës.
Tani që i plasin në fytyrë lidhjet kriminale të ministrit të Brendshëm mbrohet duke sulmuar opozitën me rrena dhe duke keqpërdorur me ligësi përverse të rënët në krye të detyrës. Marrë e turp për këtë! Vajmedet Kryeministër”, shprehet Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat