Bashkia e Tiranës plan për tu kujdesur për qentë endacakë

Shqipëria

Bashkia e Tiranës plan për tu kujdesur për qentë endacakë

Nga: Gjergj Koja Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:39

Bashkia e Tiranës është në fazën e hartimit të një plani konkret, në bashkëpunim të ngushtë me AMK-në dhe me Ministrinë e Bujqësisë, por edhe me ministri të tjera, me qëllim trajtimin me dinjitet të kafshëve endacake. Kjo u bë e ditur nga Nënkryetari i Bashkisë Andi Seferi gjatë takimit që zhvilloi me Shoqatat në Mbrojtje të Kafshëve. Ai shtoi se fjala “vrasje” nuk do të ekzistojë më, duke iu referuar të shkuarës së dhimbëshme të qenëve të rrugës nga pushteti lokal.

Në të njëjtën linjë me Nënrkyetarin e Bashkisë së Tiranës, ishte edhe Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudina Hoxha. Ajo u shpreh se AMK-ja, ka brenda strukturës së saj, të gjithë sektorët e nevojshëm, që merren me këtë çështje.

Hoxha shtoi se sektorët që merren me trajtimin e qenëve endacakë pranë AMK-së, në mënyrë të vecantë specialistët, si fillim duhet t’i duan kafshët, e më pas të jenë profesionistë në punën e tyre. Drejtuesja e AMK-së shprehu gadishmërinë e saj për politika dhe projekte konkrete dhe se dyert e Agjencisë në Mbrojtje të Konsumatorit, do të jenë gjithmonë të hapura për Shoqatat në Mbrojtje të Kafshëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat