Dritan Hila: Rama të bëjë Kryeministrin, ka ikur koha e shfaqjeve

Shqipëria

Dritan Hila: Rama të bëjë Kryeministrin, ka ikur koha e shfaqjeve

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 15:32

Një gjest i Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për teknikur e kombëtares Gianni De Biasit, duket se nuk ka kaluar pa kritika. Në një moment të ceremoninë Kreu i Qeverisë ka marrë tabakanë dhe ka shërbyer gotat e shampanjës.

Ky gjest i Ramës ka shkaktuar të qeshura, por ish-zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila përmes një komenti i bën thirrje Ramës të bëjë detyrën e Kryeministrit dhe të heqë dotë nga shfaqjet.

“Iku 3/5 e mandatit dhe koha e shfaqjeve ka ikur me vakt. Fakti që ke përballë një opozitë të shkalafitur, ta bën më të lehtë sundimin, por më të vështirë qeverisjen.

Lëre Lulin të bëjë kamarierin dhe Saliun të bëjë piktura. Por ty të zgjodhëm kryeministër të socialistëve t’i japësh dritë fukarait, ushqim të uriturit, shpresë të papunit. Je aty t’i japësh shpresë 1 milonëve që të votuan dhe jo koncesione Vilma Nushit e Gazhelit. As të ruash e mbrosh koncesionet e Berishës. Bëju burrë shteti, na thuaj edhe sa duhet të durojmë që të arrijmë Mekën, që kështu të shtrëngojmë dhëmbët dhe rrypin, por ta dimë se ke në kokë një plan. Pushteti është intrigë, por dhe momente vendimmarrjesh të mëdha. Ty të ka ardhur koha e vendimeve”, shkruan Hila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat