PD: Qeveria po i hap rrugën importit të ilaceve skarco, po hyjnë medikamente që ndalohen në BE prej dy vitesh

Shqipëria

PD: Qeveria po i hap rrugën importit të ilaceve skarco, po hyjnë medikamente që ndalohen në BE prej dy vitesh

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 11:55

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke e akuzuar atë se i hapi portat ilaçeve të dyshimta e të skaduara, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve, por duke ndërtuar gjithashtu një biznes me fitime marramendëse për miqtë e tij e të Edi Ramës.

“Një vit më parë, me bekimin e Edi Ramës, Ili Beqaj futi duart në sigurinë e medikamenteve, për ti hapur rrugën klientelës qeveritare, përmes modifikimit që i bëri tenderit me urdhërin e tij. Pas kësaj ne pamë se në spilalet tona plasën skandalet e barnave me origjinë të dyshimtë, që paguheshin shtrenjtë nga qytetarët dhe nuk ishin efektivë. Sot, këtë çmenduri, këtë kaos, mungesë kontrolli e sigurie për medikamentet, Ilir Beqaj kërkon ta sanksionojë me ligj. Qeveria, Edi Rama dhe Ilir Beqaj, po kërkojnë të heqin pikërisht atë nen të ligjit që shërben si garanci për ilaçet që hyjnë në vendin tone”, tha deputeti demokrat Roland Keta.

Sipas tij, ai po hap rrugët e importit për skarcitete, vetëm e vetëm që biznesi i miqve dhe klientelës Rama-Beqaj të lulëzojë, pa marrë në konsideratë shëndetin e qytetarëve.

“Ligji aktual nuk lejon futjen e një medikamenti që nuk ka qarkulluar të paktën dy vjet në vendet e Bashkimit Europian. Kjo garanci për pacientët shqiptarë, është pengesë për biznesin e Ramës dhe Beqës, ndaj ata po kërkojnë ta heqin, duke vënë në rrezik shëndetin, sigurinë e barit, cilësinë e tij. Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë përpjekje kriminale të Ramës dhe Beqës, dhe fton qytetarët të reagojnë të mbrojnë shëndetin e tyre. Të mos lejojnë këmbimin e shëndetit me biznesin e ilaçeve të Ramës dhe Beqës. Prokuroria duhet të hetojë këtë sipërmarrje kriminale në kurriz të qytetarëve dhe shëndetit public”, tha deputeti i PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat