Librazhd, nis ndërtimi i 35 apartamenteve për të pastrehët

Shqipëria

Librazhd, nis ndërtimi i 35 apartamenteve për të pastrehët

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 23:06

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, inspektoi dje fillimin e punimeve të projektit të financuar nga Enti Kombëtar i Banesave me vlerë rreth 90 milionë lekë për ndërtimin e banesës sociale me 35 apartamente në Librazhd.

Ajo tha se ky nuk është projekti i vetëm i financuar nga qeveria shqiptare në këtë qytet. “Për vitin 2015 nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për bashkinë Librazhd janë dhënë rreth 118 milionë lekë”, deklaroi ministrja.

“Bashkia e Librazhdit është një nga 26 bashkitë e përzgjedhura për t’u ndihmuar financiarisht dhe teknikisht për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, një instrument i nevojshëm ligjor për të garantuar një zhvillim të integruar dhe të qëndrueshëm social dhe ekonomik dhe që u hap rrugë investimeve në të gjithë territorin e ri të kësaj bashkie”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat