Berisha dënon vrasjen e komandantit të FNSH: Autori të marrë ndëshkimin e merituar

Shqipëria

Berisha dënon vrasjen e komandantit të FNSH: Autori të marrë ndëshkimin e merituar

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 22:33

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjes së komandantit të FNSH së Shkodrës që humbi jetën gjatë aksionit për kapjen e të kërkuarit Ruzhdi Aishta.

Berisha dënoi ngjarjen e rëndë dhe bëri thirrje që autori të marrë dënimin e merituar ligjor.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Nje ngjarje shume e rende. Bie ne krye te detyres Simon Gjeta, komandanti i FNSH te Shkodres.

Te dashur miq, nje lajm i hidhur erdhi nga Shkodra. Komandanti i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte te Shkodres, Simon Gjeta ra ne krye te detyres. Krimineli e goditi ate me plumb ne koke tek ndiqej per plagosjen e nje qytetari ne Postribe.

Me kete rast une i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Gjeta per humbjen e pakompensueshme te njeriut tyre me te dashur qe ra si burrat ne mbrojtje te rendit, sigurise dhe jetes se qytetareve. Denoj krimin e shemtuar dhe uroj qe krimineli qe i mori jeten oficerit, komandantit Simon Gjeta, te marre ndeshkimin e merituar ligjor.

Une gjithashtu denoj me ashpersi klimen e kriminalitetit qe ka ngjallur Rama – Tahiri me lidhjet e tyre koke e kembe me krimin dhe trafiqet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat