Pas takimit me Ramën në zyrën e Metës shkon Nasip Naço

Shqipëria

Pas takimit me Ramën në zyrën e Metës shkon Nasip Naço

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 18:39

Pak minuta pas përfundimit të takimit mes Ramës dhe Metës, në zyrën e Kryetarit të Kuvendit ka mbërritur ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Ky ka taklim ka zgjatur jo më shumë se 30 minuta por edhe pas tij nuk ka patur prononcime për mediat, duke e lënë të pa zbardhur dilemën politike të këtyre takimeve.

Por dy mund të jenë arsyet e këtij takimi të mënjehershëm. Njëra ka të bëjë me ndryshimet në qeveri, ku ka zëra se Saimir Tahiri mund të spostohet në karrigen e Nasip Naços.

Tjetra ka të bëjë me tratativat për një marrëveshje mbi paketën e Reformës në Drejtesi ndërmjet Edi Ramës dhe Ilir Metës, duke lënë jashtë opozitën.

Para këtij takimi, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilluan një takim në Kryesinë e Kuvendit.

Takimi i dy liderëve të koalicionit qeverisës erdhi pas kthimit të Ramës nga vizita 1-javore në SHBA dhe kur po flitet për një krisje të mazhorancës.

Në përfundim të takimit nuk pati asnjë prononcim mbi atë çfarë u diskutua në këtë takim.

Rama pas takimit ka dalë sërish në këmbë dhe është drejtuar për në zyrën e tij në Kryeministri.

Gazetarëve të pranishëm ai iu drejtuar me fjalët: “Meritoni një fundjavë të qetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat