Tahiri i përgjigjet akuzave të PD Pas cdo suksesi të policisë, PD shton baltosjet

Shqipëria

Tahiri i përgjigjet akuzave të PD Pas cdo suksesi të policisë, PD shton baltosjet

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 14:44

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas arrestimit të dy të dyshuarve si autorë të atentatit të ndodhur tek ish-Ekspozita në Tiranë mbrëmjen e së enjtes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri thotë se PD vazhdon me baltosjen e saj, ndërkohë që policia është në krye të detyrës.
“Pas cdo suksesi të Policisë, ka një baltosje më shumë nga PD. Policia në krye të detyrës kundër krimit, SHQUP-i në krye të detyrës kundër Policisë”, shkruan Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat