Berisha: Shqipëria i vetmi vend në Botë që ministrin e Brendshëm e ka trafikant droge

Shqipëria

Berisha: Shqipëria i vetmi vend në Botë që ministrin e Brendshëm e ka trafikant droge

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 12:53

Ish-Kryeministri Sali Berisha thekson se Shqipëria është i vetmi vend që Botë që ministrin e Brendshëm e ka trafikant droge. Berisha thekson se Kryeministri Rama që e mbron Tahirin, ndan me të fitimet nga trafiku i drogës. Në një koment në Facebook, Berisha shkruan se akuzat ndaj Sajmir Tahirit të Zagamit, ish shefit të policisë kufitare të qarkut të Vlorës dhe më pas shefi i antitrafikut të qarkut të Fierit, njërit prej oficerëve më të talentuar të Policise Shqiptare, që kreu misione shumë delikate në bashkëpunimin e suksesshem me policinë italiane, jane bërë ndërkombëtare.

Postimi i Berishës në Facebook

“Ndërkombtarizohet afera me drogën e ministrit të Brendshem shqiptar! Shqipëria vendi i vetëm me ministër të Brendshem trafikant droge. Akuzat ndaj Sajmir Tahirit të Zagamit, ish shefit të policisë kufitare të qarkut të Vlorës dhe më pas shefi i antitrafikut të qarkut të Fierit, njërit prej oficerëve më të talentuar të Policise Shqiptare, që kreu misione shumë delikate në bashkëpunimin e suksesshem me policinë italiane, jane bërë ndërkombëtare.

Mediat italiane dhe të vendeve të tjera po shkruajnë gjerësisht për implikimin e Saimir Tahirit dhe klanit të tij në trafik droge dhe ndëshkimin e oficerit trim Zagami që zbuloi lidhjet e ministrit të tij me trafikun e drogës. Shkarkimi arbitrar dhe ndjekja penale prej zuzarësh e Zagamit nga Sajmir Tahiri dhe trafikantët e tij në polici, vetëm e vetëm se kishte rënë në gjurmët e trafiqeve të ministrit dhe Habileve, të përdorimit të makines dhe skafit të tij për trafik droge. Zagami kishte kryer krim sepse me guxim të madh dhe në perputhje me protokollin e bashkëpunimit me palën italiane, ai, sipas disa burimeve të brendshme kishte arritur të vendosi GPS në skafin ministror që do transportonte ngarkesën e radhës për në Itali në mënyre që autoritetet italiane ta diktonin pasi në Shqiperi nuk guxonte të ndalonte njeri!

I kërcënuar me jetë nga klani ministror i drogës, Zagami u detyrua të mergoje nga vendi i tij që i kishte shërbyer me përkushtim, devocion të veçante por që nga ajo kohë investigimet meditike dëshmuan se:
- makina e Sajmirit vetëm nga Habilet e tij ishte përdorur 31 herë
-Sajmir Shullazi mashtroi kur deklaroi se makinën ua kishte shitur Habileve por nuk kishte deklaruar parate pasi ja konfiskonte gjykata për vendimet e saj, pasi mediat gjetën se Sajmiri, prindrit e tij të arrestuar për kontrabandë ilaçesh, e kishin përdorur makinën shumë herë dhe në gjysmën e dytë të vitit 2014.
-Mediat gjetën se makina famoze me targe AA003GB ishte e siguruar në emer të tij edhe për vitet 2015-2016.

Të gjitha këto faktojnë se Shqiperia është i vetmi vend ne botë me ministër të Brendshëm trafikant droge dhe se Edi Rama që e mbron dhe mban atë, ndan me ministrin e tij përfitimet e trafikut të drogës!”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat