Shoqata e Avokatëve Penalistë nis grevën kundër kasave fiskale dhe TVSH

Shqipëria

Shoqata e Avokatëve Penalistë nis grevën kundër kasave fiskale dhe TVSH

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 12:27

Shoqata e Avokatëve Penalistë nis grevën në të gjithë Shqipërinë kundër TVSH dhe pajisjes me kasa fiskale. Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë Sajmir Vishaj tha se kjo shoqatë refuzon në mënyrë kategorike veprimet arbitrare të Ministrisë së Financave për të pajisur me kasa fiskale avokatët, veprik ky që nuk ndodh në asnjë vend të Botës.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe Ministri i Financave të RSH nuk mund të kaskojnë avokatët, pasi asnjë avokat në botë nuk ka kasë fiskale si dhe të mos urdhërojnë inspektorët e Tatimeve për të kontrolluar me urdhër, veçanërisht avokatët! Sot avokatët do të tregojnë fuqishëm, forcën e tyre përballë padrejtësisë dhe heshtjes së institucioneve tatim-paguese.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat