Islami: Qytetarët e ndershëm të bashkohen kundër oligarkisë, banditizmit dhe krimit. S’mund të ketë dekriminalizim me Ramën Kryeministër

Shqipëria

Islami: Qytetarët e ndershëm të bashkohen kundër oligarkisë, banditizmit dhe krimit. S’mund të ketë dekriminalizim me Ramën Kryeministër

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 12:00

Kastriot Islami, deputet i Partisë Demokratike, vijon t’i drejtojë apel qytetarëve të ndershëm që të bashkohen kundër asaj që ai e konsideron si oligarkia. Përmes një komenti në Facebook, Islami thekson se ky objektiv është i arritshëm vetëm përmes ndërgjegjësimit, angazhimit, pjesëmarrjes dhe veprimeve të njerëzve të ndershëm, të aftë, atyre që e duan vendin dhe sakrifikojne për të...Kjo duket e vështirë por është krejtësisht e mundur...! Madje vetëm kështu është e mundur!

“Qytetarë të ndershëm bashkohuni në projektin e madh për largimin e "Oligarkisë, Banditizmit dhe Krimit" nga drejtimi i vendit...Mbajeni mend, ky objektiv është i arritshëm vetëm përmes ndërgjegjësimit, angazhimit, pjesëmarrjes dhe veprimeve të njerëzve të ndershëm, të aftë, atyre që e duan vendin dhe sakrifikojne për të...Kjo duket e vështirë por është krejtësisht e mundur...! Madje vetëm kështu është e mundur!

****

Gjermania ka folur qartë e shkurt: Nuk ka integrim pa Dekriminalizim e Parlamentit...Parlamenti Europian ka kërkuar prej kohësh Dekriminalizimin e Parlamentit...SHBA mbetet shumë e angazhuar për Dekriminalizimin e Parlamentit shqiptar...

****

Por s'ka dhe s'do të mund të ketë Dekriminalizim të Maxhorances me Ramën në krye të Qeverisë dhe Aleancës... sepse Kriminalizimi dhe Oligarkizimi i Parlamentit dhe Administratës Publike janë konceptuar e përgatitur prej 15 vjetësh nga Rama dhe po konsolidohen e përfundohen prej 2 vjetësh, ndërkohe që Rama është përfituesi kryesor dhe më i madh i Oligarkisë, Banditizmit dhe Krimit që drejton vendin...

*****

Rama dhe "Oligarkia, Banditizmi e Krimi" janë sinonimë të njëri tjetrit, dhe kur thua Rama nënkupton në Shqipëri rregjimin e "Oligarkisë, Banditizmit e Oligarkisë" dhe anasjelltas...Prandaj largimi i njerës do të thotë edhe largim i tjetrit dhe anasjelltas...”, shkruan deputeti i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat