Nishani uron presidentin Gauck për 25–vjetorit të bashkimit të Gjermanisë

Shqipëria

Nishani uron presidentin Gauck për 25–vjetorit të bashkimit të Gjermanisë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 10:32

Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck në të cilin shkruan se bashkëpunimi i shkëlqyer dhe marrëdhëniet e partneritetit mes dy vendeve tona janë garancia më e mirë për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre, në të gjitha aspektet dhe fushat e bashkëpunimit.

Ja urimi i plotë i Nishanit për presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck

“I nderuar Zoti President,

Me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Bashkimit Gjerman, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e miqësore për Ju dhe popullin mik gjerman.

Kjo ditë e rëndësishme për vendin tuaj, e cila i hapi rrugën bashkimit të kontinentit tonë dhe vlerave evropiane, si dhe inkurajoi ndryshimet demokratike edhe në vendin tim, më jep gjithashtu mundësinë dhe kënaqësinë që të shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e qenësishme që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve për zhvillimin ekonomik të vendit, anëtarësimin në NATO, si dhe në kuadrin e procesit të integrimit evropian.

Bashkëpunimi i shkëlqyer dhe marrëdhëniet e partneritet it mes dy vendeve tona janë garancia më e mirë për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre, në të gjitha aspektet dhe fushat e bashkëpunimit.

Duke ju siguruar për ndjenjat e respektit dhe të miqësisë së popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.” – përfundon mesazhi i Presidentit Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat