Rama në OKB: Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës, i shërben stabilitetit në rajon

Shqipëria

Rama në OKB: Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës, i shërben stabilitetit në rajon

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 18:08

(E plotësuar) - Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë pasditen e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai iu është drejtuar me një apel të gjitha shteteve pjesëmarrëse që të njohin pavarësinë e Kosovës, (për të gjithë ato shtete që nuk e kanë bërë deri më tani).

"Më lejoni t’ju bëj thirrje këtu, të gjithë atyre midis jush që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për ta bërë këtë. Duke e njohur Kosovën, japin një kontribut të drejtpërdrejtë për forcimin e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në një rajon që vitin e kaluar u shndërrua në një histori të rëndësishme suksesi i shpresave dhe ëndrrave të së ardhmes, që mbizotërojnë mbi frikën dhe ankthet e së kaluarës. Njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha kombet e kësaj Asambleje do të jetë diçka e mirë edhe për Serbinë. Vjet, unë isha i pari Kryeministër shqiptar që vizitoi Beogradin, pas 68 vjetësh. Nga Samiti i Vjenës për Ballkanin në gusht të 2015-ës, rajoni ynë është duke zhvilluar me sukses një sërë bashkëpunimesh, përfshirë atë në fushën e shkëmbimeve rinore, të promovuar nga Shqipëria dhe Serbia, të frymëzuar nga modeli i shkëmbimeve rin ore mes Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore", tha Rama në fjalën e tij.

Ndërsa foli për Ballkanin në tërësi ai tha se dhuna dhe ekstremizmi kanë detyruar masa të mëdha njerëzish të shpërngulen, të cilat të kujtojnë Eksodin e kohëve biblike, po ashtu konflikti dhe dhuna me bazë etnike nuk janë të huaja për Ballkanin.

Megjithatë sot, tha Rama ne si rajon mund të guxojmë më në fund të shikojmë të ardhmen me shpresë dhe të tregojmë se një tjetër mënyrë për të shkuar përpara është e mundur.

"Për herë të parë vitin e kaluar, pas njëqind vitesh konfliktesh dhe konfrontimesh të ngrira ose aktive në Ballkan, armët nuk u drejtuan më kundër asnjë dritareje fqinji. Pas një shekulli të shënjuar nga konflikti, më në fund patëm një vit bashkëpunimi për ta bërë paqen e arritur, një paqe të denjë për t’u jetuar. Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, një shtet i ri që kontrib uon për stabilitetin në rajon, kanë bërë të mundur që të dy vendet të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për një sërë çështjesh dhe për të mirën e popujve të tyre", tha Rama.

Më tej kryeministri tha se: "Megjithëse, në një epokë të mbushur nga sfidat e mëdha siç janë ndryshimi i klimës, ekstremizmi i dhunshëm, varfëria, pabarazia, korrupsioni dhe trafiqet e paligjshme, le të sigurojmë mbi të gjitha të ardhmen, duke u mësuar të rinjve vlerat e tolerancës, respektit dhe mirëkuptimit, pavarësisht vendit, gjuhës, ngjyrës, fesë dhe besimit".

Ai kujtoi edhe vizitën e Papa Françeskut një vit më parë në Shqipëri ndërsa tha se ai solli një gëzim dhe bekim të madh kur lëvdoi Shqipërinë duke thënë se “ne ishim dëshmia, se bashkëjetesa e frytshme dhe paqësore midis njerëzve dhe komuniteteve që i përkasin besimeve të ndryshme është jo vetëm e dobishme, por është konkretisht e mundur dhe realitet. N e jemi me të drejtë krenarë për këtë trashëgimi që na bën të jemi, sipas fjalëve të Papa Françeskut, një përvojë e gjallë e vëllazërisë fetare, në një kohë kur ekstremizmi fetar, dhuna dhe terrorizmi janë duke shkaktuar vuajtje të parrëfyeshme," tha më tej Rama./KosovaPress/

****
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje në Samitin e OKB që Serbia dhe vendet e tjera të njohin Pavarësinë e Kosovës.

“Serbia dhe Kosova bien dakort për shumë çështje megjithëse nuk bien dakord për disa të tjera. Njohja e Kosovës i bën mirë Serbisë por edhe stabilitetit në rajon”, tha Rama në fjalën e mbajtur gjatë Samitit. Kreu i Qeverisë gjithashtu ka apeluar që vendet e Rajonit duket të mësojnë nga e kaluara dhe jo të jetojnë me të.

“Duhet të bashkohemi për një proces zhvillimi, duhet t'u mësojmë të rinjve vlerën e tolerancës", tha Rama./Gjergj Koja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat