Llalla mbështet hetimet për CEZ/Kryeprokurori kërkon nga Task Force të cojnë para drejtësisë cdo të implikuar në aferë

Shqipëria

Llalla mbështet hetimet për CEZ/Kryeprokurori kërkon nga Task Force të cojnë para drejtësisë cdo të implikuar në aferë

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 17:32

Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon nga prokurorët që të intensifikojnë hetimet për vepratpenale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa ka shprehur mbështetjen e tij edhe për Task Force që po heton mbi aferën e CEZ. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se Kryeprokurori gjatë analizës 9 mujore të institucionit që drejton, ka kërkuar përshpejtimin e hetimeve dhe nxjerrjen para drejtësisë të cdokujt që do të rezultojë i përfshirë në akte korruptive, përfshi këtu edhe cështjen e CEZ-it. Gjithashtu mësohet se Prokurori i Përgjithshëm ka paralajmëruar penalizimin e cdo prokurori apo oficeri të policisë gjyqësore që nuk respekton apo zvarrit afatet e hetimeve, vecanërisht kur ato kanë të bëjnë me cështje sensitive.

Gjatë ditëve të fundit cështja CEZ ka krijuar debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa Kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Spartak Braho ka vënë në lëvizje institucionet dhe agjensitë ligjzbatuese përmes një letre, duke ngritur dyshimet në lidhje me një skenar destabilizues. Pas letrës së deputetit Braho, deputeti Tom Doshi, ish-ministri Dritan Prifti dhe bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, kanë dëshmuar pranë oficerëve të policisë gjyqësore, duke rrëzuar alibinë e ngritur nga Braho. Ky i fundit ende nuk ka dhënë ndodnjë dëshmi pranë grupit hetimor, ndërsa Kuvendi ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën për një hetim ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat