Sherri në Lac, version zyrtar i Policisë së Shtetit

Shqipëria

Sherri në Lac, version zyrtar i Policisë së Shtetit

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 17:03

Në datë 04.09.2015, në orën 23:40, Salla operative e Komisariatit të Policisë Kurbin, mori njoftim për një konflikt të ndodhur në një lokal në Patok. Menjëherë Policia e Kurbinit ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet.
Në Komisariat është paraqitur shtetasi Gjok Cali, për të bërë kallzim se është goditur nga shtetasi Armando Prenga (deputet i Kuvendit të Shqipërisë).
Në momentin që ky shtetas po jepte kallzimin në ambjentet e Policisë, janë afruar përpara ambjenteve te Policisë, në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish, palë në konflikt, në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga. Në debat e sipër ata janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri. Policët që ndodheshin në Komisariat kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin.
Nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur 7 persona:
Gazmir Jushi, 39 vjeç banues në Kurbin, plagosur me mjete prerëse dhe të forta, jashtë rrezikut për jetën.
Eduart Prenga, 36 vjeç banues në Kurbin, plagosur me mjete prerëse dhe të forta jashtë rrezikut për jetën.
Tom Cali, 66 vjeç banues në Fushë Kuqe, i plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën.
Gjergj Cali, 55 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën.
Gjok Cali, 51 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën.
Nikoll Cali, 53 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën.
Françesk Cali, 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta.
Këtyre shtetasve u është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin e qytetit të Laçit dhe më pas janë dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës Tiranë. Aktualisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Polica e Kurbinit ka njoftuar menjëherë prokurorinë e rrethit dhe prokurorinë e Përgjithshme dhe është ngitur një grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e prokurorisë filloi menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, dhe vënien para përgjegjësisë së përgjegjësve.
Është kqyrur vendi i ngjarjes, ku janë janë gjetur dhe marrë në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja model 56, 5 gëzhoja fishekësh model 54, një teh biçaku.
Polica gjatë ushtrimit të kontrollit në banesa, ka gjetur në banesën e shtetasit Gazmir Jushi 1 armë zjarri automatik model 56, sekuestruar në cilësinë e provës materiale, si dhe gjatë kontrolleve të tjera të banesave janë sekuestruar 6 armë gjahu dhe 1 automjet.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale rezulton që palët janë konfliktuar për motive pronësie.
Në funksion të zbardhjes së ngjarjes janë shoqëruar në ambjentet e Policisë 36 shtetas nga të dy palët në konflikt.
Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas të përfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dhe u arrestua në flagrancë me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurororisë së Përgjithshme për veprime të mëtejshme dhe hetimin e plotë të ngjarjes dhe gjithë personave të përfshirë në të./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat