Avokati i deputetit Prenga: Armando veproi në kushtet e vetëmbrojtjes

Shqipëria

Avokati i deputetit Prenga: Armando veproi në kushtet e vetëmbrojtjes

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 15:04

Baftjar Rusi, avokati i deputetit socialist, Armando Prenga, paraqiti një version ndryshe të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç. Sipas tij, klienti deputet ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi një nga anëtarët e familjes Cali e kishte kërcënuar me jetë. Avokati thotë se Prenga qëlloi në ajër dhe se e quan turp akuzën e ngritur për armëmbajtje pa leje. Deklarata u bë pas takimit me klientin e tij në ambientet e Drejtorisë së policisë së Tiranës
“Nga dëshmia e tij rezultoi qartë se për shkak të një konflikti për pronën me familjen Cali në kthim nga rruga e Patokut i është prerë rruga e menjëhershme. Njëri nga ata, të cilën ai e ka identifikuar, ka nxjerrë një thikë dhe ka kërkuar që ti hapë derën e makinës duke e kërcënuar me jetë. Në këtë moment deputeti Prenga me armën që e disponon me leje ka qëlluar me ajër në mbrotje të integritetit fizik të jetës së tij. Kaq ka mjaftuar. Më vonë ka shkuar dhe ka njoftuar vëllanë e tij dhe i ka kërkuar të bëjë denoncimin në komisariat. Në mënyrë të çuditshme dhe të paprecedentë akzuohet për armëmbajtje pa leje. Kjo është çudia më e madhe dhe turpi më i madh. Nuk mund të akuzosh një deputet për armëmbajtje pa leje kur shteti në mënyrë të menjëhershme mund të verifikonte armën e brezit”, theksoi avokati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat