Ngjarja e Lacit/Meta: Të zbardhet sa më shpejt, personat përgjegjës para ligjit

Shqipëria

Ngjarja e Lacit/Meta: Të zbardhet sa më shpejt, personat përgjegjës para ligjit

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:09

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërkon nga institucionet e shtetit zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes së ndodhur, si dhe vendosjen përpara ligjit të personave përgjegjës.

“Zyra e shtypit pranë Kryetarit te Kuvendit informon se pasi është njohur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Laç, gjatë së cilës mbeten të lënduar disa shtetas, si dhe deklaratën e Policise se Shtetit mbi rrethanat dhe personat e përfshirë në të dhe ndalimin nga organet e zbatimit të ligjit të deputetit Armando Prenga, Kryetari i Kuvendit kërkon nga institucionet përgjegjëse zbardhjen e menjëhershme të saj, si dhe vendosjen përpara ligjit të personave përgjegjës”, thuhet në një deklaratë të Kryeparlamentarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat