Arrestimi i deputetit Prenga/Rama: Ndëshkim i plotë ligjor për ngjarjen, koha e të paprekshmëve ka ikur

Shqipëria

Arrestimi i deputetit Prenga/Rama: Ndëshkim i plotë ligjor për ngjarjen, koha e të paprekshmëve ka ikur

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 13:39

Askush s’është mbi ligjin aq më pak deputeti! Ngjarja e Lacit kërkon ndëshkim te plote ligjor. Koha e te paprekshmeve ka ikur bashke me Saliun!”

Ky është reagimi i kryeministrit Edi Rama pak pasi policia njoftoi zyrtarisht arrestimin e deputetit të partisë që ai drejton Armando Prenga.

Armando Prenga akuzohet se është përfshirë në një konflikt të ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit për Luginën e Patokut.

Sipas policisë në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga, palë në konflikt janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri.

Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas tëpërfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dhe u arrestua në flagrancë me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat