Basha sot në selinë e PD-së priti veprimtarin e DSHM-së, Tim Shkupi Lamallari

Shqipëria

Basha sot në selinë e PD-së priti veprimtarin e DSHM-së, Tim Shkupi Lamallari

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 10:53

Takimi ka pas të bëjë me informimin e kryetarit të PD-së me aktivitetin dhe veprimin e Diasporës Shqiptare për Maqedoni. Përfaqësuesi i DSHM-së, Musa Lamallari, i njohur si Tim Shkupi, pasi uroi PD-n dhe kryetarin e saj, z. Basha për anëtarësimin e PD-së në Partinë Popullore Europiane, shprehi qendrimin e tij se është e rëndësishme që DSHM të bashkëpunojë me Opozitën shqiptare, me të djathtën dhe demokratët në çdo cep të tokave arbërore, ku në këtë takim ka informuar z. Lulzim Basha për projektin e Diasporës për federalizimi e Maqedonisë sipas konceptit belg.

Nga ana e tij, kryetari i Demokratëve pranoi se Marrëveshja e Ohrit, sikur të ishte realizuar deri më tani, sot Maqedonia do të ishte një shtet federal, ku do të ishte edhe në NATO, por edhe në BE, pasi që populli shqiptarë në Maqedoni me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, me durimin e tij për kaq gjatë kohë, ka treguar se është popull paqëdashës me synime të qarta drejt integrimeve në NATO dhe BE. Kryetari i demokratëve të Shqipërisë shtoi se PD-ja sot është me një brez të ri politikanësh, e reformuar plotësisht, kurse ngjarjet dhe zhvillimet në Maqedoni po i përcjellim me shumë vëmendje, prandaj u bëjmë thirrje që Opozita shqiptare në Maqedoni, demokratët e vërtetë, partitë e djathta atje, duhet të bashkohen sa më shpejtë për të ndryshuar gjendjen politike të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe çdo shqiptarë që ka synim avancimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni duhet t’i bashkohet nismës për federalizimin e Maqedonisë. PD-ja shumë shpejtë do të luaj një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces, krahas gabimeve që po i bënë në qasje politika e Edi Ramës për shqiptarët e Maqedonisë.

Ky komunikim dhe bashkëpunim mes shqiptarëve të Diasporës nga Maqedonia dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë pritet të thellohet edhe me shumë, që do të jetë një standard i ri i të gjithë demokratëve për bashkëpunim në çdo cep të tokave arbërore-shqiptare dhe Diasporë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat