Shkëlzen Gashi

Shqipëria

Shkëlzen Gashi

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 08:00

PD ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kreut të Kuvendit, Meta se ka marrë ryshfet për një kontratë mbledhje borxhesh gjatë viteve kur CEZ drejtohej nga çekët.
Drejtuesit e PD-së në akuzat e tyre shprehen se ish-kryeministri Meta ka ndikuar kontratën në favor të DIA-s.
Por data e kontratës zbuluar sot nga disa portale online tregon se kur ajo është lidhur Meta nuk ka qenë kryeministër.
Gjatë kohës për të cilën përflitet Meta ka mbajtur dy poste ministrash.
Meta ka qenë në Pragë gjatë datave 29 nëntor – 1 dhjetor 2010 në mbledhjen e aksionerëve të bordit të CEZ, por si ministër i Ekonomisë.
Ministrat e tjerë para dhe pas tij kanë vepruar njësoj sepse ministri i Ekonomisë është me Kushtetutë përfaqësues i aksionerit shtet.
Kontrata në fjalë është firmosur nga Kastriot Ismailaj dhe drejtorët çekë kur Sait Dollapi drejtonte CEZ-in.
Ajo është nënshkruar mes çekëve që kanë patur në administrim OSHEE-në dhe ‘DIA”-s më 1 shtator të vitit 2010.
Kontrata quhet “Marrëveshje për Shërbim në Mbledhjen e Borxheve”, lidhur mes degës në Shqipëri “DEBT INTERNATIONAL ADVISORY LTD” dhe “Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes SH.A”.
Për çekët ajo është firmosur nga presidenti i Bordit të Drejtorëve Josef Hejsek dhe drejtori i sektorit të Financës dhe anëtari i Bordit të Drejtorëve Jan Ivan.
Kurse “DIA’’ një degë e së cilës vepron në Shqipëri, në zbatim të ligjeve të ‘’British Virgin Islands’’, përfaqësohet nga Kastriot Ismailaj, që cilësohet si ‘’agjenti’’ në kontratë.

Kliko mbi foto për të parë dokumentet nga QKR
Kontrata 16 faqëshe është në gjuhën angleze, e vlefshme për 2 vite, me qëllim zgjatjen edhe me dy vite të tjera.
PD thotë se Meta është i implikuar në marrjen e një rryshfeti nga Kastrot Ismailaj në favorizimin që i është bërë kompanisë së tij ‘’DIA’’ për mbledhjen e borxheve të OSHEE-së.
Por së paku pretendimi për të lidhur afatin e nënshkrimit të kësaj kontrate me Ilir Metën, kryeministër, bie nga datat në kontratë dhe akt themelimi.
Data e themelimit të kompanisë ”DIA” ka qenë 5 korriku 2010. Data e regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Bizneseve është në 4 gusht të po atij viti. Ndërsa data e lidhjes së kontratës mes CEZ dhe kësaj kompanie është 1 shtator 2010, kohë në të cilën Meta mbante detyrën e ministrit të Jashtëm.
Arkiva e KM tregon se në atë kohë ai ka qenë në vizitë në Honduras, gjatë të cilës është deklaruar njohja zyrtare e shtetit të Kosovës nga Hondurasi./ DITA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat