Frika nga ndëshkimi, bizneset “mbytin” QKR-në

Shqipëria

Frika nga ndëshkimi, bizneset “mbytin” QKR-në

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 07:41

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero, gjatë deklaratës për shtyp bëri të ditur se, kundrejt fluksit të ditëve të fundit, sportelet e QKR në të gjithë qytetet po qëndrojnë hapur me orare të zgjatura.“Do të doja t’i bëja thirrje bizneseve që të informohen edhe për mënyrën e regjistrimin online” ka bërë apel Vjero, duke u ofruar të gjithë bizneseve ndihmën e kërkuar nga punonjësit e QKR-së. Gjithashtu, kreu i QKR bëri të ditur se numri i bizneseve të regjistruara po arrin shifra rekord.

“Po iu japim disa shifra të përditësuara për formalizimin e bizneseve përmes regjistrimit; 3 herë më shumë janë regjistruar këtë vit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 8 për qind më shumë se sa gjithë 2014. Vetëm gjatë muajit gusht janë regjistruar 6.8 për qind herë më shumë se gushti 2014. Gjithashtu, kemi vënë ré rritjen me 19 për qind të kompanive të huaja më tepër se sa vitin e shkuar”- tha Vjero. Ajo tha se fluksi vijon të jetë i gjatë, numri mesatar shkon deri 1100 veprime e kërkesa për regjistrim dhe bëri apel në fund për regjistrimin e të gjithë bizneseve, për pajisjen me kasë dhe përdorimin e kuponit tatimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat