Zbardhet kontrata DIA-CEZ, bien poshtë pretendimet për Metën

Shqipëria

Zbardhet kontrata DIA-CEZ, bien poshtë pretendimet për Metën

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 20:54

Pretendimet se Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është ka përfituar rryshfete bien poshtë, pas zbardhjes së kontratës origjinale të kompanisë ndërkombëtare të mbledhjes së borxheve, DIA me CEZ Shpërndarje (sot, OSHEE).

Agjencia "BIRN" shkruante se Meta ka marrë rryshfet për të favorizuar pronarin e kompanisë, biznesmenin Kastriot Ismailaj. Mirëpo, në kontratën e nëshkruar mes çekëve që administronin CEZ Shpërndarje dhe kompanisë DIA, e drejtuar nga Kastriot Ismailaj, shihet se nuk përmendet emri i Ilir Metës.

Kontrata e nënshkruar në 1 shtator 2010, është në gjuhën angleze dhe me afat 2-vjeçar. Nga të dhënat, duket se kontrata është nënshkruar në kohën e PD-së, kur CEZZ drejtohej nga Said Dollapi dhe në atë kohë, Ilir Meta nuk ishte Kryeministër, por ministër i Jashtëm.

Kontrata

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat