Intervista e plotë e Dritan Zaganit: Lidhjet e policisë me trafikun e drogës. Si më përgjonin telefonin dhe shisnin informacionin

Shqipëria

Intervista e plotë e Dritan Zaganit: Lidhjet e policisë me trafikun e drogës. Si më përgjonin telefonin dhe shisnin informacionin

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 19:45

Dritan Zagani, ish-shef i sektorit te Antitrafiqeve në Vlorë dhe ish shef-hetimi në Drejtorinë e Kufirit në Vlorë, i hetuar për implikim në trafikun e drogës, pretendim hetimor tashmë i rrëzuar, është në gjykim për akuzën e shpërdorimit të detyrës, e moskallzim krimi. Zagani akuzon drejtues të policisë në Drejtorinë e Përgjithshme ne Tiranë dhe Vlorë, të Prokurorisë për Krimeve të Rënda dhe ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, të implikuar nëpërmjet kushërinjve të tij në Vlore. Ai rrefen se si e ka marre listën e 11 pilotëve të dyshuar për trafikun e drogës me avion në Shqipëri. Pilotet nga Vlora, Durresi, Shkodra dhe Tirana. Laboratorët e përpunimit të heroinës dhe kokaines në Fier, të drogës së ardhur nga Turqia, me destinacion ne tregjet e Gjermanise, Italise, Zvicres, etj. Rrefim edhe per Antidrogen e Vlorës dhe lidhjet me trafikantët. Droga e Lazaratit nga bregdeti i Vlorës, nga Borshi drejt Italisë dhe Greqisë. Frika për familjen, përpjekja e vëllezërve H. kushërinj të ministrit Tahiri për ta vrarë në një lokal në Vlorë.

Intervista e plote ne Vlorë bërë me 24 korrik 2015

Flet, nga arresti i shtëpisë Dritan Zagani, ish-shefi i Antitrafiqeve në Drejtorinë e Policisë Fier, arrestuar me 2 maj 2015

Si nisi karriera juaj në Policinë e Shtetit?

Kam mbaruar shkollën e Ministrisë së Brendshme, degën e policisë në vitet, 93-94, por duke qenë brezi i fundit i sistemit katërvjecar të kësaj shkolle, vitin e fundit e kemi kryer në korrespondencë dhe në vitin 1993, jam titulluar oficer policie, me detyrë konkrete inspektro i sektorit të policisë kriminale në komisariatin e policisë Tropojë. Detyrë funksionalë që e kam kryer deri në nëntor të vitit 1996, muaj në të cilin me kërkesën time jam transferuar nga ky komisariat, për në komisariatin e policisë Vlorë. Nga komisariati policisë Tropojë në atë të Vlorës kam ardhur me ndryshim funksioni organik dhe jam emëruar një sektor tjetër, me detyrë specialist i luftës kundër narkotikëve.

Sa qëndruat në këtë detyrë?

Nga ai vit deri në vitin 2000 kam qëndruar në këtë drejtori si specialist deri në vitin 2000, kur jam shkëputur nga policia për nëntë vite kohë në të cilën kam qenë emigrant ekonomik ne Itali.

Përse u larguat nga detyra?

Ka qenë një urdhër i ministrit të asaj kohë urdhër në vitin 2009, urdhër të cilin nuk e gjeta asnjëherë, me motivin se kisha kaluar kufirin shtetror në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërkohë unë kisha shkuar në Kosovë, në vitin 1999, për motive private, vit në të cilin edhe ishin hapur kufijt dhe isha kthyer. Ishte më tepër një sebep për tu hequr nga puna. Pas konflikteve që pata edhe me drejtuesit e asaj kohe në Vlorë, të së njëtës linjë në raport me punën.

Kur u rikthyet?

Jam rikthye rnë gusht të vitit 2009 jam kthyer nga italia dhe me 1 mars të vtiti 2010 pas kërkesës sime për tu rikthyer në polici, ka dalë urdhëri i drejtorit të përgjithshëm, ku jam emëruar, me detyrë përsëri në sektorin e antidrogës, në drejtorinë e policisë Vlorë. Detyrë që e kam kryer për 2 apo 3 muaj deri në një moment ku me kërkesën time u transferova ng eprorët nga drejtoria e qarkut Vlorë, në drejtoinë e Kufirit po në Vlorë. Me detyrën e shefit të seksionit të hetimit të krimit në kufi, detyrë të cilën e kam kryer deri në tetor të vitit 2012, kohë në të cilën pa kërkesën e dijeninë time më kadalë urdhëri i transferimit nga Drejtoria e Qarkut Vlorë, për në drejtorinë qarkut Fier, si specialist i qarkullimit rrugor.

Përse?

Ka qenë një periudhe parazgjedhore, ishte disi e vështirë situate në lidhej me trafiqet e paligjshme që zhvilloheshin kryesisht nëpërmjet detit dhe sidomos në zonën që unë mbuloja, Fier Vlorë Sarandë, zona e bregdetit e cila mbulohet nga Drejtoria Rajonale e Kufirit Vlorë, ku unë isha shef i seksionit të hetimit për gjithë këtë vije bregdetare.

Sa zgjati?

Aty punova disa muaj, si specialist qarkullimi, jashtë profilit të specializimit tim, Me kërkesën time drejtori i qarkut, Fier aso koha më miratoi largimin nga ky sektor dhe më komandoi në sektotorin kundër krimit të organizuar duke më emëruar në detyrën e shefit të seksionit kundër narkotikëve, detyrë të cilën ma bëri pas pak kohe me emërim. Ishte detyrë që e njihja mirë dhe kisha njohje të këtj sektori.

Ndodhën ndryshime?

Po në vend të zotit Bozhaj, në Fier vjen drejtor i policisë së qarkut Ervin Hodaj, që vinte pas një karriere të gjatë në drejtorinë e përgjithshme në sektorin kundër drogës.

Reformë?

Pas reformës së përfolur aso kohe pas ndryshimeve të pushteteve , drejtori Hodaj më therret në zyrë dhe më thotë se kam vendosur të të riemëroj në atë detyrë, pasi kam pyetur dhe kam informacionin se ti mund ta bësh shumë mirë këtë detyrë të rëndësishme, duke më thënë se isha në aftësitë profesionale cilësorë dhe më kërkon që të punonim së bashku sa më fort në Fier.

E nisët me vrull?

Jo nuk e mora me eufori, pasi isha i sapoardhur në Fier dhe nuk e njihja zonën dhe terrenin aq mirë sa e njihja në Vlorë ku kisha ushtruar aktivitetin tim proifesional prej shumë kohësh. i thashe shefit do bënim maksiumumin, por i thashë gjithashtu që informacioni im ishte i shumtë për Vlorën.

Drejtori cfarë ju tha?

Nuk ka rëndësi se ku godasim rëndësi ka të kemi rezultate konkrete dhe të godasim bazën e trafikut të drogës. Dakort i thashë drejtorit e pranoj këtë sfidë dhe do të bëjmë maksimumin.

Si nisët operacionin e parë?

Po e nisa me një informacion konkret për rrethin e Vlorës dhe i thashë shefit se kam një informacion shumë të fortë që po punojnë shumë trafikantët si në drogat e lehta që ishte kanabis, me origjinë nga Lazarati, po ashtu dhe në drejtim të trafikut të drogave të rënda,

Kanabis vinte nga Lazarati?

Po vinte nga Lazarati dhe trafikohej në drejtim të Italisë dhe Greqisë, por kryesisht në Itali. E gjithë ngarkesa vinte nga Lazarati, bëhët fjalë për vititn 2013, kur unë u riemërova në detyrë në sektorin e antidrogës në Fier.

Ishte vetëm një grup?

Jo, ishte një linjë e cila funksionontë shumë mirë për trafikantët dhe ishin disa grupe. Që funksiononin dhe janë ende të pagoditur dhe me një mbështetje logjistike shumë të fortë, sipas informacioneve që kasha unë dhe kolegët e mi.

Për cfarë fliste konkretisht informacioni juaj?

Fliste për një grup kriminal që transportonte tonelata marijuana nga brigjet detare me gomone me një gomone të fuqishme e cila mbahej në Greqi dhe vinte nëpërmjet detit deri në Borsh, në Palasë dhe ku të mundej ngarkohej, nga Llogaraja deri në Borsh, në këtë vijë bregdeti dhe ngarkohej me drogë. Minimumi i ngarkesave ishte 1 dhe 1.2 ton por kam pasur të dhëna deri në 1.7 tonë një gomone 12 metra e gjatë.

Po ku merrej droga?

Sipas informacioeve të mia trafikantët e kishin ngritur punën dhe e transportonin drogën nga Lazarati në Borsh. Në pjesën më te madhe të transportit të drogës e bënin nëpërmjet linjës Gjirokastër, Fier, Vlorë nëpërmjet autostradës, por unë kisha të dhëna që e kjanë sjellë edhe nga Saranda. Gjirokastër, Sarandë Vlorë.

Sa shpesh trafikonin në këtë linjë drogë këto grupe kriminale?

Në atë periudhë nëntor 2013 deri në maj 2015 ku unë isha në detyrë, të fiksuara janë shtatë rrugë. Ky grup ishte i mirëorganizuar edhe si logjistikë edhe si financim.

Çpërfaqësonte ky grup?

Ky grup përfaqsonte një grup kriminal shumë të fuqishëm me mbështetje të madhe edhe nga kolegët e mi.

Po thoni së grupi kishte në përbërje dhe ndihmohej nga policia?

Shumë të fortë e të fuqishëm si në atë kohë dhe sipas informacioneve të mia ende edhe sot.

Deri në çfarë niveli ishin të implikuar policët?

Homologu im i Vlorës, në një bisedë që unë kam zhvilluar me të gjatë kohës që isha në Fier, ku i thashë se kam të dhëna se x person, për një person që njihej për drejtuesin e këtij grupi dhe pronarin e mjetit si një nga skafistët me të mëdhjenj të Vlorës, po bën një aktivitet shumë të fortë në drejtim të trafikut. Përse nuk nisni një procedim, të hetoni të bëni diçka, të dhëna mund tju jap edhe unë sa të duash. Dhe ai në mënyrë konfidenciale, pasi deri në atë moment më hiqej si fort si koleg korrekt, ishte kolegu im i drejtpërdrejtë, më thotë : Do një këshillë personale nga unë? Larg duart nga ky person dhe nga ky grup, mos u merr me kto se e ke të kotë.

Njeri i fortë i botës së krimit?

Po shumë i fortë. Ai investon shumë dhe eshtë i paarrestuar dhe ende në aktivitet.

Por ju nisët operacionin?

Në momentin kur kam nisur me të dhënat për këtë grup kriminal, ishte kur më thërrret drejtori Ervin Hodaj dhe më thotë dua një informacion pikant që të zhvillojmë një operacion të bukur dhe me rezultat një goditje të mirë.

Si i thatë?

I thashe që kam informacion për një grup të madh në Vlorë, që përveç marijuanës po merret edhe me kokainë, ai ka një linjë që ikën më makinën e tij private nga Vlora në Greqi. Në Greqi ka një mjet gomone me tre motorra me gjatësi 12 metra me kapacitet deri në 2 tonë ngarkesë. Me këtë mjet vjen në Borsh, ngarkohet dhe zbarkon në Puglia dhe Leçe ku ka zonën e tij të zbarkimit. Por ka pasur kërkesa dhe për me tej. Ka pasur një mjet të fuqishëm dhe dilte edhe me det 5 ballë dhe mund të dërgonte edhe në Kalabri, zbarkimin e mallit.

E mbulonte ketë aktivitet me biznes. Në informacionet tuaja përmendej gjëkundi ky emër, nga burimet e tjera zyrtare apo konfidenciale?

Ky personazh së paku ligjërisht me aq sa unë di nuk është në asnjë biznes. Mund të them se ky është një ndër trafikantët dhe skafistët më të njohur në Vlorë dhe quhet sic e ka shkruar prokurori në aktakuzë, shetasi A. D. Emri i tij përmendet në materialet e prokurorisë por nuk penalizohet ansjëherë. Madje prokuroria pretendon se unë kam kryer një veprim arbitratr duke hetuar këtë shtetas , jashtë territorit të komptencës time. Sipas Prokurorisë nëse unë marr një informacion jashtë Fierit, për çështje trafikut nuk kam të drejtë të hetoj. Në fakt Ligji për Policinë e Shtetit, ngarkon cdo punonjës policie kudo dhe kurdo që është edhe jashtë funksionit, kur vihet në dijeni për një vepër penale apo aktiviteti kriminal të shkruajë menjëherë informacionin dhe nisë menjeherë hetimin ndaj këtij aktiviteti kriminal dhe ta raportojë tek eprorët siç unë kam vepruar.

Ju e raportuat dhe deri në çnivel e keni raportuar emrin e këtij personi?

Po unë e raportova te drejtori, Ervin Hodja, dhe ai më kërkoi të hetojmë dhe zhvillojmë operacionin deri në fund. Mbas kërkesës së drejtorit, kam përpiluar një informacon konkret duke i bërë një kërkesë specifike drejtorit. Duke qenë se unë njihem në Vlorë për shak të aktivitetit tim professional, nuk kam kompetencë territoriale Vlorën, por edhe duket ditur lidhjet e fuqishme të këtij shtetasi, me disa të Prokurorisë për Krimeve të Rënda, këtë info ma kanë thënë njërëz të mi që më përcillnin informacione.

Këto njohje të subjektit në hetim, sipas informacioneve që ju kishit, e kompromentonte operacionin tuaj?

Duke pasur këto të dhëna, unë i kërkova një kërkesë specifike drejtorit tim duke i thënë se do të bëj të gjithë informaconin që kam, do ta jetoj e ndjek çështjen në detaje por emri im nuk duhet të figurojë në materialet zyrtare?

Përse?

Për dy arsye. Së pari, jo për frikën time. Frika se po të dilte që unë hetoja çështjen atëhere personi do të kuptonte menjëherë se cili ishte burimi. Kjo për arsye se burimi ishte i brendshëm dhe ai e dinte lidhjen e tij me mua.

U bë operacioni?

Jo

Përse?

Sepse u shit informacioni. Unë dergova informacionin me email te drejtori, me emra konkret me mbiemra, me adresa, me banesa me të dhëna të detajuara, me numra telefoni konkret. Numra të tij dhe të lidhejve të tij. Kanë qenë pesë numra telefoni që mu kërkua ti vija në vëzhgim, për të provuar nëse të dhënat që ne kishim ishin apo jo të sakta.

Si ndodhi më pas?

Pasi bëra informacionin ia kalova drejtorit Ervin Hodaj dhe ai e korrektoi dhe me tha shumë mirë. Do ta dërgojmë në qendër lart në Tiranë dhe të bëhemi gati për operacionin. Rreth 15 apo 20 ditë pasi unë kisha dhënë këtë informacion drejtorit dhe ai e kishte dërguar në qendër, drejtori më thërret në zyrë dhe më thotë. Ato pesë numra që ne kemi dërguar po i ndjeg kolegu ynë në Tiranë, Ervin Hasrama, specialist në drejtorinë e përgjithshme të policisë në sektorin e antidrogës. Por më thotë që të gjtihë nurmat e dërguar nga ne janë mbyllur. Këtë ne e mësojmë 15 ditë më pas

Çbëtë pastaj?

I kërkova drejtorit 24 orë kohë që të merrja informacion se çfarë kishte ndodhur. Aktivizova burimin tim dhe të nesërmen mora numrat e rinj që kishin vënë në pordorium dhe mësova që drejtuesit të grupit i kishte vajtur një porosi nga lart, siç thonin ata që duhej të ndërrosh numrat e telefonit. Unë rimora numrat. Subjekti që ne po hetonim ishte njoftuar ndërro numrat se po të ndjek policia, ai ishte vënë në dijeni për hetimin që po bënim ne. i raportova drejtorit për zhvillimet dhe dijeninë që kishte marre ai për hetimin tonë, i thashë se kisha numrat e rinj dhe ai sërish me këto numra ishte në aktivitet kriminal.

Çfarë ju tha drejtori. A kishin shkuar informacionet tuaja në prokurori përveçse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë?

Drejtori më thotë më ribëj një informacion me të dhënat e reja që ke marrë, ma dërgo me email, tia dërgojmë qendrës dhe ta rifillojmë çështjen. Kur kam dërguar informacionin e dytë drejtori më ka prezantuar, me zotin Ervin Hasrama, ndonëse unë njihesha me inspektorin që ishte oficer drejtimi në sektorin e antidrogës në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë. Prej tij mësova se ai kishte verifikuar nëpërmjet numrave dhe policia 15 ditë ka hapsirë ligjore të vëzhgojë. Dhe atij i rezultonte se ky ishte një grup me aktivitet kriminal, ashtiu siç unë ia kisha përcjellë të dhënat.

Më pas?

Pasi është bindur se kemi të bëjme me një grup me aktivitet kriminal Hasrama ka bërë material për në prokurori për të kërkuar hetim të mëtejshëm me metoda speciale për këte grup dhe ka dërguar kërkesën te Krimet e Rënda. Më thotë kam derguar dy herë kërkesën te krimet e rënda dhe nuk kam marrë asnjëherë përgjigje. Me sa duket lodhemi kot se Krimet e Rënda nuk duan ta hetojnë këtë grup. Ky informacion i është përcjellë dy herë qendrës dhe Prokurorisë për Krim të Rënda në nëntor dhe dhjetor të vitit 2013.

Si vendosët të vepronit?

Në këtë situatë kërkova meqeinformacionin e kam të saktë, burimin gjithashtu të saktë, si për drogën, për qarkullimin e parave dhe njerëzit në grup, të veprojmë vetë. Hasrama më thotë se mund të veprojmë vetëm në kushtet e flagrancës

E ndoqët sërish?

Dy ditë më pas unë mësoj nëpërmjet burimit se grupi kishte një ngarkesë prej një ton drogë në një banesë në bregdetin e fshatit Borsh. Burimi si gjoja shoqërues rastësor i njërit prej antarëve të grupit kishte qenë dhe kishte parë ngarkesën në vilën dy katëshe dhe dy persona që e ruanin me armë zjarri kallashnikov gjatë natës

Ju informoi?

Po të nesërmen menjëherë. E pyes nëse vijmë mund të verifikojmë cila është banesa. Me thotë që po mundemi ta bëjmë. Në këtë kushte, sapo shkoj në zyrë, marr takim me shefin e sektorit zotin Skënder Hitaj, pak javë i emëruar dhe i them për informacionin që kisha. Më thotë të flasim me drejtorin dhe marrrim udhëzimet. Drejtori kishte thënë që të bëjmë verifikimin në terren të banesës, të informojmë qendrën, të vijë dhe Hasrama dhe të bëjme një operacion të kordinuar me eprorët tanë të drejtorisë së përgjithshme dhe rezultati është i punës së përbashkët.

Si vepruat?

Gjithnjë pas miratimit të drejtorit shefi i sektorit më dha porosinë e tij, mora një mjet të punës, ishte mjet i sekuestruar një Mercedes që përdorej nga ne me urdhër të prokurorisë, e frunizuam me karburant nga magazinieri i drejtorisë. Kam ardhur në Vlorë, kam marrë burimin. Ndërkohë kam marrë urdhër dhe nga qendra, në komunikim të vazhdueshëm më Hasaramën. Dhe nisem gjoja si turist me burimin duke bërë një xhiro deri në Borsh, në plazh, nga burimi mu bë me dije prezenca e vilës, nuk ndaluam që të mos biem me sy, se sipas burimit kishte dhe roje të armatosura. Njoftoj Skender Hitajn dhe Hasramën për verifikimet e bera.

Çfarë ju thanë eprorët pastaj?

Hasrama më tha nxito shko në zyrë, do të të dërgoj në email hartën e fshatit do më loklaizosh objektin ma dërgo menjëherë me email dhe veprojmë. Kam bërë atë që më kërkoi Hasrama, ia dërgova materialin i raportova dhe me telefon gojarisht, edhe shefit të sektorit, duke kërkuar gjithnjë të mos dilte emri, im për arsyet që ua isha bërë në dijeni. Në informacionet e dërguara qrendrës ka firmosu drejtori Hodaj dhe z, Hasrama. Veprimet u mbyllën rreth orës 12 e gjysëm 13, dhe prisja urdhëra konkret nga eprorët. Asnjë përgjgie deri të nesërmen në drekë kur më marrin në telefon njëri pas tjetrit Ervin Hasrama dhe Sokol Selfollari, ky i fundit shefi i sektorit të antidrogës në drejtrotinë e përgjitheshme të policisë. Dhe me thanë se informacioni që unë kisha dhënë 24 orë më pare, ndonëse unë e kisha verifikuar, sipas tyre nuk është i saktë, sepse është ndërhyrë në banesën në fjalë dhe nuk është gjetur lëndë narkotike. Dhe asnjeri. Kërkova shpjegime se si ishte bërë ky operacion që e kishim nisur ne pa na vënë në dijeni dhe bërë pjesë të operacionit .

Si ju shpjeguan?

Sokol Selfollari më thotë se jua kaluam informacionin atyre të Vlorës dhe kanë vepruar ata sot para gjysëm ore dhe thonë se nuk ka gjë. Pra për 24 orë kur ishte dhënë informacioni. Pra siç më thanë eprorët e Tiranës, informacinmi ishte dhënë por d je, siç dhe kur unë e kasha raporetuar, por drejtoria e Vlorës nuk ishte pasur mundësi të kryente operacionin dhe e kishte lënë për ta kryer të nesërmen duke lënë të kalojë 24 orë. E njëjta gjë thotë është, ndonëse unë e çmoj si gabim sepse nuk besoja te policia e Vlorës

Ju dyshoni te policia e Vlorës?

Nuk kam për të dyshuar. Homologu im i Vlorës më kishte thënë , shefi i antidrogës së Vloirës, kur unë ia kërkova që të godiej ky grup, më tha hiq dorë, mos u merr me këtë grup. Ky është fakti i dështimit. Pasi sot shefi i antidrogës së Vlorës bredh me makinë që ia ka bërë dhuratë ky person i këtij grupi. Mua thjesht më thanë se doli bosh. Të gjithë ishin njoftuar. Por unë se mora me mend se ata do njoftonin Vlorën sepse ua kisha thënë se Vlora nuk do ta godiste këtë grup.

Ju ku do të ishit në këtë moment kur po zhvillohej ky operacion?

Kur është kryer ky operacion unë isha në funskion në zyrë në Fier dhe nuk jam njoftuar fare për verpimet e kryera. Personi dhe vendi ishin jashtë juridiksionit tim, në fshatin Borsh. Ishin vënë në dijeni edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe vënia në dijeni e Drejtorisë së Qarkut Vlorë, sipas meje ka sjellë dështimin e operacionit sepse është shitur informacioni.

Ju ia bëtë prezent dyshimet tuaja eprorëve?

Po ua kam bërë madje i kam thënë edhe në telefon z. Selfollari ta dija se do ia përcillnit menjëherë Vlorës nuk do jua bija informacionin, sepse unë ë edija se në policnë e Vlorës grupi që në ndiqnim kishte dhe ka lidhje me policinë.

Cfarë ju tha ai?

Ai më tha nuk bën mirë që paragjykon kolegët pa pasur fakte. Po fakti flet vetë i thashë. Ju keni marrë informacionin dhe godisni me 24 orë vonesë.

Po dështonit rregullisht?

U zhgënjeva shumë nga ky dështim. Shkova të shefi i sektorit dhe i thashë. Skënder, informacionet e mia po shiten, nuk e mar vesh nga dalin, pas këtij veprimi që u krye, zoti trafikant është njoftuar me hollësi edhe nga ikën informacioni.Pasi ka vajtur ditën e nesërme në banesën e burimit tim që më jepte informacionin dhe i ka thënë konkretisht që filani, duke përmendur emrin tim, është i informuar mbi aktivitetin tim, dhe ti nuk ke bërë mirë që e ke informuar atë për aktivitetin tim. Pasi unë kam tabulatet e atij zotërisë, bëhej fjalë për numrin tim të punës, ku ti e ke marrë në telefon dhe i ke thënë për mua. Subjekti i kishte thënë burimit shikojë kto letra, kërto janë tabulatet e e Dritan Zaganit, ti i ke dhënë mesazh mbi aktivitetin tim. Nuk e kam problem për 2000 euro që kam blerë kto tabulate, jam gati të jap edhe 2000 euro të tjera dhe tju zhduk juve.

U tremb burimi?

Më erdhi i trembur dhe qante se ishte shumë i kërcënuar. Të të vijë një trafikant me të dhënat e një punonjësi policie në dore?!!!!! Unë humba besimin dhe u betova që me këta drejtues të shitur nuk do të jepja më asnjë të dhënë.

Si vepruat?

Vajta te shefi im i sektorit dhe i thashë që informacionet e mia janë shitur dhe po shiten në vazhdimësi. Shefi më thotë që ti ia ke kaluar drejtorit dhe ata ia kaluar me email, ndiqej gjithnjë procedura.

E njoftoi drejtorin?

Po, shkoi shefi te drejtori dhe unë ndërkohë e prita te dera dhe kur doli më thotë se drejtori ndihej i fyer, mos kujtoni se ia kam shitur unë. i thashë se dime por Zagani më thotë se janë shitur rregullisht, atëherë më thotë të vazhdoj me qendrën. Ndërkohë më thërret në zyrë z. Arben Janaqi, nëndrejtori, që ishte dhe përgjegjesi për linjën e antikrimit në drejtori sipas organikës.

Përse ju thirri?

Për një verifikim, sipas meje në kuadrin e SHKB, por rutinë. E vura në dijeni dhe atë për problemin për shitjen e informacioneve: më shkojnë tabulatet te trafikantet. Ai ngritit supet dhe më tha s’di cfarë të thotë vllai.

Po punonit kot, si vazhduat?

Në këto kushte, në bashkëpunim me shefin e sektorit, që ka qenë dhe është sipas meje shumë korrekt, jam i bindur për këtë, fola me të dhe tha të punojmë. i them të bëjmë ndonjë goditje ose kështu s’kemi pse punojmë. Çdo info që merrja nëpërmjet telefonit, informacioni përfundonte te subjektet që ndiqnim dhe më linte te kuptoja se çdo gjë që po hetoja shitej.

Si vepruat?

Mësova nëpërmjet burimeve të mia që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria me 15 apo 16 janar 2015 më ka vënë numrin tim të telofonit të punës në përgjim. Këtë e mësova edhe kur një informacion tjetër që unë kisha, për një grup tjetër kriminal nga Vlora, që kërkonte transport, për një sasi 100 deri në 200 kilogramë marijuanë drejt Italisë. Nëpërmjet një tjetër burimi, jo atij të parit, mësoj për këtë grup kriminal, flas me shefin z. Hitaj. i shpejgoj se kemi info se një grup kriminal mallin do e sjellin nga Lazarati, nga Levani për në Vlorë. Nëse është e mundur dhe kalon në Fier s’kam besim te Vlora, të bëjmë operacionin ne. Biem dakort me shefin, z Hitaj. Unë përpiloj informacionin, dhe i hedh në sistemin tonë policor sic e do procedura, vihet në dijeni drejtori Ervin Hodaj që jep miratimin e tij . Njoftojmë qendrën, lidhemi me z, Hasrama përsëri. Një informacion që kishim për bandën e parë se trafikonin jo vetëm marijuanë por dhe koakinë për në Greqi. Marrim info që do të kalonte personi nga Vlora drejt Greqisë me 2 deri në 3 kilogramë kokainë në makinë të fshehur dhe ne mësuam vendin ku e kishte fshehur në makinë. Do organizonim një pstbllok në Levan për të verifikuar të dhënat. Në këtë moment vjen z. Hasrama me një grup pune, ne të Fierit, me shefin e sektorit në krye, organizojmë postbllokun lëmë mjetet në distancë, që të bllokonim rrugën dhe shoqëronim personin për të bërë kontrollin. Pritëm disa orë, të dhënat ishin të sakta por makina nuk erdhi. Unë jam i bindur se ai përsëri ishte njoftuar nga dikush. Edhe për këtë operacion ishin vënë në dijeni eprorët e mi në drejtori dhe në Drejtotrinë e Përgjithshme, se ishte dhe z Hasrama në operacion

Po prokuroria?

Hasrama më ka thënë se kam dërguar dy herë kërkesë për fillim procedimi penal dhe nuk kam marrë përgjigje dhe ramë dakort që çfarë të bënim ta bënim vetë.

Nuk patët asnjëherë sukses?

Në drejtim të këtij grupi jo.

Po në Fier kishte banda apo vetëm në Vlorë?

Në Fier kishte. Flasin statistikat dhe rezultatet për punën që kam kryer.

Keni bërë një operacon dhe keni sekustruar në Fier marijuanë?

Po . Një burim i imi më thotë se një grup kriminal do të transportojë drogë nga Lazarati në drejtim të Italisë, informacioni i parë në dhjetor, Pasi e mora e përpilova informacionin e hodha në sistem, bisedova me shefin e sektorit dhe i thashë si të veprojmë se do të dështojmë se na shiten informacionin. Shefi më kërkon informacionin dhe më kërkon që të takohet edhe ai me burimin tim. Po, i them, dhe organizoj një takim me burimin . Theksoj gjithmonë se burim informacioni, jo informator se ka ndryshim shumë të madh ligjor. Oficeri i policisë merr informacion në disa rrugë të ndryshme nëpërmjet bashkëpunëtorit, cili është dokumentuar në kartotekën e policisë kriminale, nëpërmjet burimeve konfidenciale, ku futen të gjitha lidhjet dhe njohjet personale që ka personi oficeri i policisë, apo burime të treta ku mund të futet edhe media çdo gjë që shërben punë. Organizova takimin, raportoi burimi për të dhënat sic ishin në detaje. Vendosëm me shefin, pasi burimi ishte pikë referimi për trafikantët, pasi ata mendonin per ta shfrytëzuar atë si shofer për të transportuar. Ai na tha që unë trafik nuk bëj, si të veprojmë. Diskutojmë me shefin e sektorit dhe udhezojmë burimin t’u thotë trafikantëve silleni mallin në Fier se e kam kamionin në një ofiçinë në Fier, ndonëse ai nuk kishte kamion të vetin ishte thjesht një shofer. Në këto kushte fiksuam ditën kur ai do tu thoshte sillni drogën në Fier, ju pres në Levan pasi nuk e marr përsipër ta transportoj drogën në Shqipëri. Burimi na raportonte, organizuam dy herë shërbim në pritje të ardhjes së ngarkesës dhe të dyja herët kemi dështuar. Herën e dytë në vendet e shërbimit me merr një oficer imi dhe më thotë se ketu pranë nesh janë dhe makina të antidrogës së Vlorës. Mos po ndjekim të dy palët të njëjtin subjekt. Marr shefin dhe ai lidhet me kolegët e Vlorës dhe rezulton se ashtu ishte, kishin ardhur ata në territorin tonë, çuditerisht pa dijeninë tonë. Komunikon shefi që të ishim bashkë të harmonizuar në një operacion se dështonim. Pas kësaj bisede, mësojmë se bëhej fjalë për të njëtin subjekt. Ata ikin dhe thonë po ikim ne por transportuesin mos e arrestoni se eshte i infiltruar. Kjo na e komplikonte dhe fuste në paligjshmëri operacionin dhe sërish dështuam.

Përsëri?

Po ndonëse trafikantët e Vlorës vazhdoonin ti thonin burimit kur do ta sjellim mallin që të na e cosh në Itali. Flas me shefin për të vendosur si të vepronim. Ai më thotë njoftojmë drejtorin dhe veprojmë vetë. i them nuk flas në telefon se me shiten informacionet e dal të komunikoj në terren me burimin. Ka qenë e shtuna e 13 janarit kam ardhur në Vlorë, kam folur me burimin, ndonëse isha në përgjim dhe vëzhgim, me autorizim nga prokuroria. Takova burimin i dhashë detyren verbale si do sillte, lamë takimin ora 6 o 6 e 30 që të vinte malli në Levan. Burimi vajti dhe nuk më mori në telefon por erdhi dhe më takoi ashtu sic kishim rënë dakort, sepse telefoni shitej. Ata do vinin në ora 6 e 30 do sillnin mallin në Levan, ishte skema jone dhe do vinin me nje volksvagen polo gri. Mjeti që do sillte drogën. Nën drejtimin e shefit të sektorit Hitja, dhe pas njoftimit të drejtorit Hodaj, organizuam shërbimet për të vëzhguar e rrethuar trafikantët. Rreth orës së caktuar marr sinjal nga burimi se po vinte malli dhe duket makina polo me canta të zeza të mëdha pas, që binin në sy. Në qendër të fshatit Levan ishte shefi i sektorit me dy grupet une me dy grupe të tjera pas dhe bllokuam rrugën në qender të Levanit. Kështu i rrethuam. Ishin dy shtetas, Ermal Daja dhe Gani Shahi sic janë dhe të përmendur në materialet e prokurorisë, sekuestruam 109 kile, nga 110 qe kishim të dhëna.

Nuk dështuat?

Këtë herë jo se unë nuk përdora telefonin. Shoqëruam tre automjete të tjera dhe atë të burimit për të fshehur burimin. Bëmë procedurën ligjore por për të mos referuar te Krimet e Rënda sepse skisha besim, bëra referim në prokurorinë e rrethit gjyqesor Fier, nën referimin dhe miratimin e shefit të sektorit dhe drejtorit të policisë së Fierit. Kur të bëhej materiali dosja të shkoja t’ia raportoja drejtorit gojarisht se u krye detyra, ndonëse shefi i sektorit kishte vënë në dijeni Ervin Hodajn dhe Albert Janqin. Drejtori më falenderoi për këtë sukses.

Ju uroi?

Kjo dosje e operacionit me sukses është akuzë për mua për shpërdorim detyre, ndonëse unë dhe shefi i sektorit që ishte në operacion me armë në dorë dhe drejtori na kishte miratuar operacionin. Dhe prokuroria pretendon se ne kishim ndërprerë operacionin që do ndiqej deri në Itali, ndonëse ne kishim vënë në dijeni konform procedurës eprorin. Vetëm unë rezulton sipas prokurorisë të kem shpërdoruar detyrën se kam arrestuar trafikantët e sekustruar drogën.

Nga vinte droga dhe u arrestuan të gjithë personat?

Transportuesi ishte nga Memaliaj dhe droga vinte nga Lazarati. Transportuesi u vu në dijeni që të mos vinte më aty. Blerësit e drogës u detyruan shkonin ta merrnin drogën vetë, jashtë Levanit, i thanë burimit do vimë vetë dhe na prit atje. Personi transportues nga hetimi dhe nga jo qe unë kam parë në dosje s’me rezulton, sepse unë akuzohem se jam lidhur me një bandë nga Vlora. Unë kam hedhur informacione ne sistem për banda të trafikut të Vlorës. Ishte një linjë ku funksiononin banda të Vlorës dhe të Fierit nga Lazarati. Lidhja ishte transporti, e nxirrnin mallin nga Lazarati dhe kishin mbështetje

Po Fieri kishte trafik droge se po flisni vetëm për Vlorën?

Ne hymë në një operacion dhe nuk donim të tërhiqeshim dhe na vinin informacione. Në Fier ka pasur dhe kam ende plot informacion. Në Fier është më specifike trafiku i drogës, pasi nuk është vetëm trafik marijuane. Fieri është një bazë shumë e fortë e trafikut të heroinës dhe kokainës, por dominon heroina. Janë disa grupe shumë të forta që merren me trafikun e heroinës dhe nga të dhënat e fundit të mia rreth para një viti kur isha në detyrë, në Fier them se ata disponojnë laboratore që rafinojnë e përpunojnë në cilësi maksimale heroinën pasi vjen e kamufluar me materiale të ndryshme përpunohet dhe rafinohet në Fier. Droga vinte nga Turqia, dhe destinacioni pas përpunimit kryesisht ishte perëndimi, si Italia, Zvicra, Gjermania, etj.

Nga keto informacione për trafik kokaine e heroinë dhe ekzistencën këtyre laboratorëve nisët ndonjë operacion për goditjen e këtyre grupeve kriminale?

Në atë periudhe prej shtatë tetë muajsh që unë isha në atë detyrë jam marrë personalisht me studimin e situatës, e gjendjes, kam diskutuar verbalisht, kam hedhur edhe ndonjë informacion në sistem, ndonëse nuk kisha shumë besim, kam pasur edhe rezultat duke bashkëpunaur me qendrën. Një herë kishim të dhëna interesante se na ishte larguar një subjekt nga Fieri drejt Kakavijes

Si u veprua?

Njoftova Selfollarin dhe arritëm ta kapnin dhe shefi me përgezoi se informacioni rezultoi i saktë.

Prokuroria ju akuzon ndër të tjera se keni dhenë informacion të pautorizuar dhe keni bashkëpunuar në trafik me një oficer të Guardia di Finanzza, Alessandro Giuliani, qëndron ky fakt?

Pas emërimit tim në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Vlorë, pas rikthimit në punë në 2010, meqë isha dhe njohës i gjuhës italiane me një urdhër verbal të drejtuesve mbuloja dhe si pikë kontakti Guardia di Finanzza që operonte në Shqipëri dhe me policinë e Brindisit e Barit, si dhe me Igumenicën për një periudhë 3 vjeçare nga viti 2010 deri në 2012. Duke punuar në këtë pozicion kam pasur relacione të shumta me Guardian si ketu dhe jashtë. Në të gjitha takimet dypalëshe ketu dhe ne Brindisi kam qenë pjesë e delegacioneve dypalëshe.

Kur jeni njohur me zotin Giuliani?

Me zotin Giuliani jam njohur nga komandanti i tij Fabrizzio Cavalli në Vlorë në vitin 2012 në kazermën e Gurardias në Vlorë ku ai erdhi në Shqipëri si zvëndës drejtues i Guardia di Finanzza për disktriktin e Vlorës. Ai mbulonte dhe anën informative në shërbimin e tij ndaj takimet me të ishin të përditshme në shkëmbimet e të dhënave për trafiqet e paligjshme në dy anet e brigjeve. Ai ka qenë për një vit prezent në çdo operacion që kemi kryer dy palët

Sa kanë shërbyer informacionet e tij?

Ne krijuam raport të mire profesional dhe patëm rezultate të mira në drejtorinë rajonale të kufirit Vlore. Konkretisht mund të përmendim raste, ku them se janë arrestuar reth 10 mjete lundruese që kryenin trafik, janë kapur tonelata drogë edhe ketu, edhe në brigjet e Italisë, janë kapur dhe mjete te kamufluara me drogë dhe logjistika e tyre na ndihmonte. Kemi kapur keshtu marijuanë dhe heroinë, heroine në vitin 2011, një shtetas nga Fieri me 4 kile heroinë.

Prokuroria thotë keni marrë para?

Guiliani pas mbarimit të mandatit u kthye në Itali në polici sërish. Ne u miqësuam dhe krijuam lidhje familjare pas largimit të tij në Itali. Nga kjo marrëdhenie kam përfituar edhe profesionalisht

Si dhe a keni marrë para prej tij?

Do e sqaroj dhe punën e parave, sic pretendojnë ata të akuzës. Për cdo lloj informacioni që mua më duhej për elemente të ndryshëm, trafikantë apo veprimtari të ndryshme kriminale të grupeve Itali, Shqipëri që mua më duhej të bëja verifikimet, ai i kryente në kohë rekord.

Shkëmbimi i informaconit ishte me procedurë ligjore, apo tejkalohej disi?

Unë shfrytëzova në këtë rast miqësinë me të për punën time zyrtare. Në të gjitha rastet ishin në dijeni drejtuesit e mi. Ka pasur raste kur ata më kërkonin ta shfrytëzonim këtë mundësi.

Konkretisht?

Kur isha në Fier në një rast më merr në telefon nëndrejtori i Fierit z. Lorenc Meta dhe më thotë me miqtë e tu në Itali mund të na japësh një ndihmë të madhe. Kemi një rast grabitje me arme dhe kemi mundur të kapim vetëm makinën e djegur. Kanë grabitur argjendari kanë qëlluar dhe me arme në qytet në qendër katër persona të armatosur ksihin terrorizuar njerëzit, duke qëlluar me arme pronarin e argjendarisë. Ishte ditë pushim, por marr Alessandron dhe i them dua të më ndihmosh. Kishim një numër telajo të makinës dhe të gjenim kush e kishte sjellë makinën në Shqipëri. U lidha në telefon me Giulianin dhe kërkova ndihmën e tij. Ai brenda 24 orëve më solli dy emra shqiptarësh si blerës të automjetit dhe ia kalova nëndrejtorit, menjeherë për 24 orësh nëndrejtori Lorenc Meta dhe shefi sektorit Bejkush Sina, shefi sektorit të krimeve të rënda në drejtori më falenderuan për ndihmën e dhënë. Sepse u arrit në 24 orë të zbulohej grupi i grabitësve dhe malli i grabitur , armët dhe katër arrestime, goditëm kështu një grup kriminal të rrezikshëm me këtë bashkëpunm, me emailin dhe telefonin e punës kanë qenë gjithnje komunikimet e mia më Alessandro Giulianin dhe këdo tjetër. Sektori ku ai punonte ka akses ne informacionin për trafiqet në të gjithë botën. Dhe në një rast tjetër kishim një rast vrasje dhe një makinë të djegur. Sërish kolegu Sina kërkon që të përdorim ndohmën e Gulianit që aso kohe ishte në Shqipëri dhe erdhi, shkuam në drejtori. Mori të dhënat e asaj që kishte mbetur nga makina, bëmë fotot dhe premtoi se sa të kthehej në Itali do të dërgonte të dhënat për të mundësuar zbulimin. Pas një muaj dergon informacionin pas verifikimit dhe rezulton numri që kishim dhënë ishte i gabuar.

Po në rastet e trafikut të drogës keni bashkëpunuar?

Me vizitat në Shqipëri të Giulianit njëherë qëlloi të takohej dhe me një nga burimet e mia konfidenciale. Duke qenë dhe njohës i italishtes u miqësuan shpejt dhe i jepte të dhëna për trafikun e drogës kundrejt shpërblimit ligjor. Ai e pyeti edhe për info nëse kishte për ngjarje që lidheshin me trafikun drejt Italisë. Dhe ai kërkoi ta informonte kur bëhej fjalë për ngjarje trafiku në Itali. Burimi pranoi. Nëse ai do ishte bashkëpunetor me dosje mua s’do me lejohej kurrsesi as ta prezantoja e jo më ta lejoja të informonte. Ka pasur raste që kanë informuar dhe për këtë prokuroria më akuzon.

Ai, Alessandro, ishte njeri me merita në punë dhe na ka ndihmuar shumë në punën tonë, gjithnjë duke zbatuar ligjet tona korrektësisht.

Zhgenjyer nga shitjet këtu i thashë shefit verbalisht se kur të kemi info për trafikantët tanë në Itali do i tregoja atij dhe i thashë mua s’më lënë ta kap trafikantin nëse të vjen atje e arreston ti?? Ok, më tha, më jep të dhënat e arrestojmë. Por sërish dy herë që unë e njoftova Giulianin sërish dështova dhe sërish e informuan trafikantin, sepse më përgjonin mua dhe nga telefoni i punës.

Intervistoi Basir Collaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat