Pastrimi i Tiranës/Dritan Hila thumbon Erjon Veliajn: Hiq dorë nga kllounadat dhe lejfenizmat

Shqipëria

Pastrimi i Tiranës/Dritan Hila thumbon Erjon Veliajn: Hiq dorë nga kllounadat dhe lejfenizmat

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:43

Dritan Hila, ish-zv.ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Rama, vijon të thumbojë Kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, duke e këshilluar të heqë dorë nga lejfenizmat dhe kllounadat. Referuar aksionit për pastrimin e Tiranës, ku Veliaj për disa javë rrjesht i drejtoi apel qytetarëve për t’u bashkuar vullnetarisht në këtë aksion, Hila thekson se nuk morri pjesë në aksionin e bashkisë, ndërsa fton kryebashkiakun që ti kthehet punëve reale dhe mos të shtyjë kohën me teatro.

“Unë sot nuk mora pjesë në aksionin e bashkisë për pastrimin e qytetit.

Së pari se më kujtohen ende dhe më dridhet mishi nga punët vullnetare.

Së dyti, se nuk kam mosheë të jem pjesë e lejfnizmave të kryetarit të bashkisë.

Së treti, se unë i paguaj gjithë taksat dhe pres që ata që i marrin të bëjnë punën e tyre dhe mos më nxjerrin në aksion.

Së katërti, se jam qytetar i rregullt dhe i çoj plehrat në kosh megjithese e kam 100 m larg.

Së pesti, se kam respekt për inteligjencën time dhe nuk më pëlqen të jem pjesë e kllounadave kur pasi fiken dritat, gjendja është si më parë.

Dhe së fundi, për ti treguar Velise që ti kthehet puneve reale të kesaj shëmtie që quhet Tiranë dhe mos ta shtyjë kohen me "thiatro".

Meqe ra fjala, do merrja pjesë me kënaqësi nëse Veliaj shpall sezonin e gjuetisë së qenve të rrugës. Lagjia ku banoj është mbushur plot dhe sulmojnë edhe njerëzit”, shkruan Hila në një koment në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat