Basir Çollaku: Kërcënimet e qeverisë nuk lejuan publikimin e intervistës së plotë me ish-shefin e antitrafiqeve të Fierit

Shqipëria

Basir Çollaku: Kërcënimet e qeverisë nuk lejuan publikimin e intervistës së plotë me ish-shefin e antitrafiqeve të Fierit

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:30

Kërcënimet e Qeverisë, Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri mundën mediat Neës 24 dhe gazeta Shqiptare. Është ky reagimi i gazetarit investigative Basir Collaku, pasi dy mediat me të cilat ai kishte rënë dakort për transmetimin e intervistës s ëish-shefit të antidrogës Fier Dritan Zagani nuk kanë transmetuar pjesët e dyta dhe të tretë të intervistës.

“Gazeta Shqiptare dhe Tv Neës 24 kishin një marreveshje profesionale me mua për të transmetuar në mënyrë eksluzive intervistën e ish-shefit te Antitrafiqeve të Drejtorisë së Policise së Fierit Dritan Zagani që unë kisha bërë si në audio dhe video. Diten e parë u botua dy faqe intervistë dhe pjesa video që përkonte me atë çfarë ishte zbardhur në Gazeta Shqiptare. Për këtë korrektesë i kam falenderuar. Por duket trazira kapërceu profesionistët dhe në dore e mori situatën mediatike Qeveria. Me urdhër dhe presion të saj nuk u lejua transmetimi i pjesës se dyte dhe të tretë.

Unë kam qenë bashkë me kolegët e Neës 24 kur materiali ishte thuaj i gatshëm për transmetim dhe pesë minuta para se të ndodhte dhe të hynim në studio, erdhi urdhëri kategorik nga lart siç thuhet. Në asnjë mënyrë të mos transmetohet as në televizion as në gazetë. Megjithë deshirën drejtuesit profesionale nuk mundën të kapërcenin urdhërat e botuesve dhe ata urdhërat dhe presionin e qeverisë si Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm”, shkruan gazetari Çollaku në një reagim të tijin në lidhje me bllokimin që iu bë transmetimit të intervistës së plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat