PD paraqet pr/ligjin pwr Dekriminalizimin dhe ndryshimet Kushtetuese

Shqipëria

PD paraqet pr/ligjin pwr Dekriminalizimin dhe ndryshimet Kushtetuese

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 14:01

Partia Demokratike paraqiti zyrtarisht në Kuvend ligjin e po‎saçëm për dekriminalizimin. Deputeti Oerd Bylykbashi tha se ky ligj i hap rrugën largimit të menjëhershëm të kriminelëve nga parlamenti, pushteti vendor dhe çdo funksion publik dhe ndalon kandidimin e tyre në të ardhmen.

“Ky veprim konkretizon aksionin dy-vjeçar moral dhe politik te Partisë Demokratike kundër penetrimit dhe kapjes së shtetit nga krimi në marreveshje me krerët e kësaj mazhorance. Ligji që depozituam në Kuvend është në përputhje me modelet më të mira europiane dhe botërore si dhe standartet e vendosura nga Gjykata e Të ‎Drejtave të Njeriut e Strasburgut dhe Komisioni i Venecias”, tha Bylykbashi.

Sipas tij, nisma e sotme legjislative është përgjigje për zvarritjen dhe bllokimin e qëllimshëm të procesit dhe komisionit të dekriminalizimit‎ nga mazhoranca, në shkelje të hapur të marrëveshjes së 24 dhjetorit, marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian.

“Vullneti i opozitës për dekriminalizim nuk mund të ndalet nga mungesa e vullnetit e Ramës dhe Metës. Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë në kurriz njollën e turpit që i ka vënë pakti i kësaj mazhorance me krimin. Shqiptarët meritojnë një pushtet publik të pastër dhe të denjë. Eshtë koha për Kuvendin ta votojë këto ligje pa asnjë vonesë dhe pretekst dhe t'ia heqë njollën e turpit shqiptarëve”, tha deputeti demokrat.

Gjithashtu demokratwt kanw depozituar nw Kuvend edhe propozimet pwr ndryshimet Kushtetuese, pwrmes tw cilave do tw mund tw zbatohet ligji pwr dekriminalizimin.

Propozimet e PD pwr ndryshimet Kushtetuese

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83, pika 1, dhe 177, të Kushtetutës, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si vijon:

Neni 1

Pas pikës 1 të nenit 45, shtohet pika 1/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:
“1/1. Përjashtimi i shtetasve nga e drejta për të zgjedhë apo për tu zgjedhur rregullohet me ligj të posacëm, të miratuar në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 81, pika 2 e Kushtetutës.”.

Neni 2

Në fund të pikës 2 të nenit 61, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Avokat i Popullit nuk mund të zgjidhet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.

Neni 3

Në nenin 69 bëhen këto ndryshime:

a) Pika 2 ndryshohet si më poshtë vijon:
“2. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjdhur apo për të mbajtur një funksion publik sipas rregullave të përcaktuara me ligj të posacëm.”.

b) Pika 3 ndryshohet si më poshtë vijon:
“3. Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni është i pavlefshëm, pavarësisht nga koha e konstatimit.”.

Neni 4

Pas paragrafit 2 të nenit 86, shtohet paragrafi 3 me përmbajtje si më poshtë vijon:
“3. President i Republikës nuk mund të zgjidhet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.

Neni 5

Pas pikës 1 të nenit 96, shtohet pika 1/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:
1/1. Kryeministër nuk mund të emërohet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.

Neni 6

Pas pikës 3 të nenit 107, shtohet pika 4 me përmbajtje si më poshtë vijon:
“4. Nëpunës publik nuk mund të emërohet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.

Neni 7

Në fund të pikës 3 të nenit 109, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Këtë të drejtë nuk e gëzojnë shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.

Neni 8

Në fund të pikës 2 të nenit 125 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Nuk mund të emërohen si gjyqtar shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.
Neni 9

Pas paragrafit “f” të nenit 131, shtohet paragrafi “g” me këtë përmbajtje:
“g) cështjet që lidhen me konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkakrimin nga detyra të funksionarit publik të organeve të parashikuara nga Kushtetuta.”.

Neni 10

Pas pikës 5 të nenit 136, shtohet pika 6 me përmbajtje si më poshtë:
“Gjyqtarë nuk mund të jenë shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.

Neni 11

Në pikën 1 të nenit 147, në fund të fjalisë së parë, shtohet një fjali me këtë përmbajtje:
“Nuk mund të zgjidhen si anëtar nga Kuvendi shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.

Neni 12

Pas pikës 4 të nenit 149, shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Prokuror i Përgjithshëm apo prokuror nuk mund të emërohen shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.

Neni 13

Pas pikës 2 të nenit 161, shtohet pika 3 me përmbajtje si më poshtë vijon:
“3. Anëtar i Këshillit apo Guvernator i Bankës së Shqipërisë nuk mund të zgjidhet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.

Neni 14

Pas pikës 2 të nenit 162, shtohet pika 3 me përmbajtje si më poshtë vijon:
“3. Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të zgjidhet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.
Neni 15

Pas pikës 1 të nenit 167 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1/1. Nuk mund të emërohen pjestarë të forcave të armatosura shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.

Neni 16

Pas nenit 179, shtohet neni 179/1, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 179/1

1. Funksionarët e organeve të parashikuara në Kushtetutë apo subjektet e ligjit të posacëm që rregullon të drejtën për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, që janë në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të detyruar të përmbushin detyrimet e përcaktuara në atë ligj, brenda 3 muajve nga hyja në fuqi e tij.
2. Mandati i organeve kushtetuese që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm menjëherë nëse konstatohet se funksionari publik përfshihet në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara sipas ligjit të posacëm nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik. Organi përgjegjës është i detyruar të konstatojë mbarimin ose pavlefshmërinë e mandatit brenda 5 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit.
3. Funksionarët publik që janë emëruar në detyrë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që ushtrojnë funksionin e tyre me ose pa mandat, shkarkohen menjëherë nga detyra nëse konstatohet se përfshihen në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara sipas ligjit të posacëm nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik. Organi përgjegjës është i detyruar të nxjerrë aktin e shkarkimit nga detyra brenda 5 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit.
4. Për realizimin e procedurave të verifikimit, afatet kohore të tij dhe veprimet e organeve shtetërore të përfshira në proces, ndiqen rregullat e ligjit të posacëm për dekriminalizimin e institucioneve publike, nëpërmjet ndalimit të ushtrimit, zgjedhjes apo emërimit në funksione publike të personave me rekorde kriminale.
5. Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkakrimin nga detyra të funksionarit publik, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, cështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetutes, e cila vendos konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkakrimin nga detyra të funksionarit publik, kur plotësohen kushtet dhe rrethanat sipas ligjit të posacëm.”.

Neni 17

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletorën Zyrtare.

Miratuar më _____/_____/2015

KRYETARI

ILIR META

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat