Akuzat ndaj Metës/ Berisha: Ka negociuar me CEZ kur ishte zv. Kryeministër, Llalla të hetojë aferën

Shqipëria

Akuzat ndaj Metës/ Berisha: Ka negociuar me CEZ kur ishte zv. Kryeministër, Llalla të hetojë aferën

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:25

Ish-kryeministri, Sali Berisha në njëkoment të gjatë të publikuar në në Facebook, akuzon Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta se është përfshirë në afera korruptive që kanë të bëjnë me CEZ-in.
Berisha thotë se këto afera janë kryer në kohën kur Meta mbante pozicionin e Ministrit të Jashtëm dhe atë të zv.kryeministrit dhe ai vetë ishte në krye të qeverisë. Ish-kryeministri sqaron se, Meta ka negociuar me CEZ pa autorizimin e tij duke shfrytëzuar postin që mbante. “I bëj thirrje prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë afërë korrupsioni ndërkombetar. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama - Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë. Në asnjë vend të qytetëruar kjo nuk mund të ndodhë. Vetëm guximi, përgjegjësia juaj qytetare, revolucioni juaj demokratik do mund të shembë murin e tmerrshëm të korrupsionit dhe krimit të klikës së oligarkëve Rama - Meta që po shkatërron çdo ditë shpresën, të ardhmen dhe qënien tonë në këtë vend. Të bashkohemi të gjithë pa asnjë dallim të gjithë ata që duan dhe besojne se ky vend do të bëhet!”, shkruan Berisha.

Komenti i plotë i ish-Kryeministrit
Meta ne mega afere shume milioneshe korruptive!
Ai perdor si mburoje imunitetin, refuzon dorheqjen!
Rama fshihet pas emrit te Metes!
Ky eshte standarti i "aleances se qelbesirave"!!
Qytetare ne kembe!!
Te dashur miq, dje mediat online botuan akuzat e renda per Ilir Meten nga avokati i studios se famshme Clifford Chance e perzgjedhur nga Edi Rama, qeveria e tij per te mbrojtur palen shqiptare. Keshtu, dokumenta autentike deshmojne se avokati i famshem i kesaj studioje Tim Schreibe, seancen e gjykimit ne arbitrazh nderkombetar kunder kompanise DIA te Kastriot Ismailajt, qe ka vjedhur ne bashkepunim shuma te medha nga borxhet prej 200 milione dollare te CEZ, ka akuzuar Ilir Metes duke mos e cituar me emer por duke thene se kompania Ismailaj i ka dhene shuma te medha ryshfet nje ish-kryeministri te akuzuar edhe me pare per korrupsion. Avokati i Clifford Chanes, njera nga studiot me me me emer ne Europe, sipas dokumentit autentik deklaroi ne seance sa vijon: "Brenda transfertave (perfituese) te lekeve qe
DIA mori nga ÇEZ shperndarje, ishin politikane te rendesishem shqiptare perfshire nje ish kryeminister i proceduar me pare per korrupsion".

Por nje akuze tjeter po kaq te rende per kete afere i bene Ilir Metes edhe ish kreu i bordit te drejtorve te ÇEZ, Jozef Hajsek, i cili ka deshmuar se ne kohen kur Meta ishte minister i Jashtem (jashte çdo autorizimi) ka negociuar (pra jashte çdo autorizimi, shenimi i imi) me ate, qe çeket e ÇEZ-it te punonin me Ismaijlajn pasi ai kishte mbeshtetjen e qeverise shqiptare, duke shfrytezuar keshtu postin zyrtar dhe mashtruar per interesin e xhepit te tij.

Pervec kesaj, studio Clifford Chanse deklaron se ministria e energjise dhe minierave kishte rekomanduar Ismailajn si "kandidatin"e saj per keshillin e mbikqyrejes te kompanise. Ndaj ketyre akuzave tejet te renda, te bera ne seancen e gjykimit ne arbitrazh nderkombetar nga vet perfaqesuesit e shtetit shqiptar, te studios se fameshme Clifford Chance, Ilir Meta, ashtu siç pritej reagoi duke deklaruar se ai nuk jep doreheqjen per ti hapur rrugen hetimit te domosdoshem per kete mega afere korruptive te tij dhe rrethit te tij. Kurse Edi Rama, qe per shume dite ka refuzuar t'u japi mediave sqarime per akuzat e studios se zgjedhur prej tij, beri dje dudumin, u fsheh pas emrit te Metes ndaj akuzes tulle te avokatit duke thene se avokati ne seancen e gjykimit nuk ka permendur Ilir Meten me emer.

I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te nise hetimin e menjehershem per Ilir Meten per kete afer korrupsioni nderkombetar. Ju bej thirrje qytetaerve shqiptare te mos pajtohen kurre me qendrimin e oligarkve Rama - Meta qe duan me imunitet te bllokojne drejtesine. Ne asnje vend te qyteteruar kjo nuk mund te ndodhe. Vetem guximi, pergjegjesia juaj qytetare, revolucioni juaj demokratik do mund te shembe murin e tmerrshem te korrupsionit dhe krimit te klikes se oligarkeve Rama - Meta qe po shkaterron çdo dite shpresen, te ardhmen dhe qenien tone ne kete vend. Te bashkohemi te gjithe pa asnje dallim te gjithe ata qe duan dhe besojne se ky vend do te behet! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat