Ndryshimet ligjore, amnistohet Astrit Veliaj/ Bie akuza për ndërtim të paligjshëm

Shqipëria

Ndryshimet ligjore, amnistohet Astrit Veliaj/ Bie akuza për ndërtim të paligjshëm

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:20

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Beratit, Astrit Veliaj nuk do të jetë më i akuzuar për ndërtim paleje.

Veliaj pritet t’i shpëtojë akuzës së “Ndërtimit të Paligjshëm”, lidhur me ndërtimin e kampusit universitar në qytetin e Fierit për shkak të ndryshimit të kuadrit ligjor nga mazhoranca.

Kjo akuzë shumë shpejt pritet të tërhiqet në Gjykatën e Lartë nga vetë përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, pasi me miratimin e amnistisë nga parlamenti për ndërtuesit e paligjshëm, prokuroria ka analizuar se përfitues nga kjo amnisti rezulton të jetë dhe deputeti i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat