Vetëvritet me armën e shërbimit polici shqiptar

Shqipëria

Vetëvritet me armën e shërbimit polici shqiptar

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:19

Një pjesëtar i policisë shqiptare në Beratit ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit. Burime në Policinë e Qarkut Berat bënë me dije se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethana ende të paqarta.

Efektivi i vetëvrarë është identifikuar si 41-vjeçari Ilir Nano, nga Poliçani, por banues në Berat. Mësohet se efektivi ka qenë në punë gjatë ditës së djeshme dhe menjëherë pas përfundimit të orarit zyrtar ka kryer aktin e rëndë.

Policia e Beratit po punon për të mësuar shkaqet e kësaj vetëvrasjeje, edhe pse ai njihej si një punonjës i rregullt dhe pa asnjë konflikt të ditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat