Nis pastrimi i Tiranës, Veliaj: Qyteti do të ngryset më i pastër

Shqipëria

Nis pastrimi i Tiranës, Veliaj: Qyteti do të ngryset më i pastër

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 09:49

Tirana do të ngryset më e pastër sesa u gdhi. Me këto fjalë është i drejtuar nga Lieni i Thatë në Farkë Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj banorëve të kryeqytetit, i cili prej orës 8 të mëngjesit po i nënshtrohet një aksioni të gjerë pastrami, ku janë përfshirë disa qindra vullnetarë. Veliaj faledneroi qytetarët që iu bashkuan vullnetarisht pastrimit të Tiranës dhe dha mesazhin e radhës për të sensibilizuar qytetarët për të mbajtur pastër qytetin.
“Ju falënderoj që jeni bashkuar. Në të gjithë 24 njësitë tona kemi pasur dalje masive të qytetarëve. Pastrimi që kërkohet në zona të ndryshme është i nivele të ndryshme. Në disa zona po ndërhyjmë me mjete të ushtrisë. Na duhet vetëm një orë kohë, secili të dalë poshtë lagjes së vet, sepse besoj që kur secili jep një dorë do të kemi një qytet më të pastër”, tha Veliaj.

I gjithë aksioni drejtohet një Administratorët dhe stafi drejtues i Bashkisë së Tiranës, i cili është ndarë në 24 njësitë që përbëjnë kryeqytetin.
Nënkryetarja e Bashkisë Brunilda Paskali, e cila është pjesë e grupit në Njësin nr 2 shprehu një falenderim për rreth 400 vullnetarë, si dhe për bizneset që i janë përgjigjur thirrjes së bashkisë, e vecanërisht qytetarët me ndihmë ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat