Matura, lista “zhvendoset” me 2600 emra

Shqipëria

Matura, lista “zhvendoset” me 2600 emra

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 07:55

Pas shpalljes se listes paraprake te fituesve te Matures, nga sot, te gjithe ata qe e kane gjetur emrin, duhet te bejne regjistrimin online, ne rast se duan te ndjekin degen ku kane fituar, apo te mos humbasin shkollen. Kete vit, pragu i pikeve minimale eshte rritur, ne shume prej degeve deri ne 400- 500 pike dhe nje pjese e maturanteve qe iu referuan pikeve te vitit te kaluar, jane zhgenjyer, por per ta ka ende shprese.

Shume prej fituesve qe nuk do te regjistrohen, do te krijojne hapesira per ata qe kane lene pas me pike,dhe nga kjo sipas zhvendosjes se viteve te kaluara, numri i atyre qe kane refuzuar te regjistrohen apo kane gabuar ne aplikim ka shkuar deri ne 2600. Deri ne daten 9 shtator, sistemi online i AKP-se pret te dhenat e sakta per 19 560 fituesit. Ne rast se formulari online do te plotesohet gabim apo studentet e rinj do te aplikojne per studime jashte shtetit ose ne universitetet private, shansi u le hapesire atyre qe kane humbur.

Fituesit kane te drejte te bejne dy zgjedhje ne momentin e regjistrimit online. Se pari duhet te konfirmojne dhe kryejne regjistrimin perfundimtar ne preferencen e fituar ne listat paraprake te shpallura, duke nderprere konkurrimin, ose te vazhdojne konkurrimin per te fituar nje preference me te larte. “Agjencia Kombetare e Provimeve, brenda dates 14 shtator shpall listen perfundimtare te kandidateve fitues”, percakton udhezimi i firmosur nga ministrja Nikolla. Nderkohe, dorezimi i dokumenteve ne sekretari mund te behet nga data 15 shtator deri me 19 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat