Kryeministria: OSHEE nuk e ka përmendur emrin e Metës për ryshfet!

Shqipëria

Kryeministria: OSHEE nuk e ka përmendur emrin e Metës për ryshfet!

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 21:52

Pas publikimit të sotem të një artikulli në portalin reporter.al, Drejtoria e Komunikimit pranë Qeverisë shqiptare ka sqaruar se gjatë ditës së sotme, rrjeti investigativ BIRN ka kërkuar një koment të Kryeministrit të Republikës lidhur me disa pretendime, të cilat sipas Kryeministrisë kanë qenë “të pashoqeruara me fakte” lidhur me ato “që gazetarja ngrinte për Kryetarin e Kuvendit”.

Në njoftimmin e kryeministrisë thuhet se “Për të verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i është drejtuar zyrës së Avokates së Shtetit, e cila është vënë në kontakt me studion ligjore Clifford Chance.

Përfaqësuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer këtë përgjigje: Ndryshe nga ajo që disa gazetarë duket se pretendojnë, OSHEE në deklarimet e çështjes në arbitrazh kundër DIA Ltd. nuk ka përmendur emrin e zotit Ilir Meta si përfitues i transfertave bankare apo ndonjë praktike tjetër korruptive që lidhet me marrëveshjen për mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd.”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat