Shehaj në Shkodër: Tolerancë zero ndaj shkelësve të ligjit

Shqipëria

Shehaj në Shkodër: Tolerancë zero ndaj shkelësve të ligjit

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 18:30

Aksioni kundër informalitetit ka nisur paralelisht në të gjitha qytetet e vendit. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka udhëtuar paraditen e sotme drejt Shkodrës, ku ka zhvilluar një takim me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Higjienës dhe atij të Punës.

Shehaj u ka kërkuar strukturave që do të kryejnë kontrollet në terren tolerancë zero ndaj rasteve në shkelje të ligjit.

Sipas udhëzimeve të dhëna, puna në terren do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 20:00. Shehaj ka kërkuar nga inspektorët që të mos neglizhojnë raste të bizneseve të paregjistruara, punëtorëve të padeklaruar, mungesës së kasës fiskale apo moslëshimit të kuponëve tatimorë si dhe u ka kujtuar atyre se në rast të abuzimit me detyrën do të përballen me forcën e ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat