Veliaj “dekoron” sipërmarrësit që rregulluan çerdhet e Tiranës

Shqipëria

Veliaj “dekoron” sipërmarrësit që rregulluan çerdhet e Tiranës

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 18:12

“Shembuj frymëzimi të njerëzve që dhurojnë për komunitetin. 31 sipërmarrës, 31 grupe, vullnetarë dhe aktivistë, artistë apo biznesmenë, të cilët meritojnë që sot në emër të qytetarëve të Tiranës, unë dhe gjithë bashkia t’ju thotë: Faleminderit me gjithë zemër për kontributin fisnik!”, – shkruante kryetari ni bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Fb dhe paraqiste një album në profilin e tij, realizuar gjatë ceremonisë së akordimit të disa medaljeve të mirënjohjes ndaj personave në fjalë.

Sikurse dihet, disa biznesmenë, aktorë dhe personazhe të njohura publike morrën përsipër vullnetarisht riparimin e disa çerdheve në kryeqytet dhe tashmë puna ka përfunduar me sukses dhe sezoni i ri do të fillojë me godina të reja dhe në gjendje të mirë.

Edhe pse mund të ketë patur ndonjë kritikë apo është ngritur ndonjë dyshim lidhur me vullnetarizmin në fjalë, gjithsesi bashkia e ka çuar përpara nismën “adopto një çerdhe” dhe ia ka dalë në kohë rekord t’i restaurojë godinat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat