Suksesi i parë i Veliajt, ul numrin e urinuesve poshtë urës së Lanës

Shqipëria

Suksesi i parë i Veliajt, ul numrin e urinuesve poshtë urës së Lanës

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 17:47

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erjon Veliaj, ka arritur suksesin e parë të saj, atë të uljes së numrit të personave që urinojnë në vende publike, kryesisht poshtë urës së Lanës.

Sipas të dhënave nga Policia Bashkiake, numri i personave që urinojnë në hapësirat publike është gjithmonë e më shumë në ulje.

Deri më tani mësohet se janë gjobitur rreth 300 kundravajtës, një pjesë e të cilëve janë kapur duke urinuar poshtë urës.

Erjon Veliaj shpalli si prioritet të punës së tij pastrimin e Tiranës dhe moslejimin e ndotjes së qytetit. Sipas shifrave të Veliajt, vetëm 1 % e banorëve të Tiranës rezultojnë të jenë edhe ndotësit e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat