Shehaj e Tatimeve paralajmërim nga Shkodra: Zero tolerancë ndaj të palicensuarve. Burg për abuzuesit me detyrën

Shqipëria

Shehaj e Tatimeve paralajmërim nga Shkodra: Zero tolerancë ndaj të palicensuarve. Burg për abuzuesit me detyrën

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 16:04

Tolerancë zero ndaj aktiviteteve tregtare të paliccensuara dhe burg për cdo punonjës tatimesh që do të abuzojë me detyrën. Ky ishte ultimatumi i dhënë nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj gjatë një takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura në qytetin e Shkodrës me administratën tatimore, si dhe me drejtuesit e Inspektoriatit të Punës dhe AKU-së, të cilët do të jenë pjesë e operacionit kundër evazionit dhe informalitetit që pritet të nisë javën e ardhshme. Burimet bëjnë të ditur se qëllimi i takimit ishte ngritja e grupeve të punës në Qarkun e Shkodrës në lidhje me operacionin anti-informalitet, ndërsa mësohet se kontrollet e grupeve të përbashkëta do të ushtrohen nga ora 8:00 deri në orën 20:00.
“Porositë t’i keni të qarta, kush prej jush tenton të abuzojë do të shkojë në burg, asnjë tolerim përballë bizneseve të palicensuara, kërkoj rezultate për aksion”, mësohet të ketë thënë Shehaj në takimin me drejtuesit e disa institucioneve.
Ndërkohë që e njëjta skemë kontrolli do të aplikohet edhe në qytetet e tjera ku kontrollet do të shtrihen nga mëngjesi deri në mbrëmje, ndërsa në lokalet e natës, do të ushtrohen kontrolle në orët e natës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat