Mazniku: Cdo hapësirë publike do të vihet në shërbim të qytetarëve

Shqipëria

Mazniku: Cdo hapësirë publike do të vihet në shërbim të qytetarëve

Nga: Gjergj Koja Më: 3 shtator 2015 Në ora: 15:34

Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin përtej Njësisë 5 për lirimin e hapësirave publike nga individët dhe bizneset që i kanë zaptuar ato. Arbian Mazniku, Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, ka ndjekur nga afër këtë aksion në Njësinë 8, ku dhe ka vazhduar aksioni për rikthimin e këtyre hapësirave qytetarëve. Në një deklaratë për mediat ai theksoi se ky është një aksion i cili tashmë është shpërndarë në të gjithë qytetin. “Policia bashkiake dhe gjithë inspektoriatet e tjera të bashkisë kanë vijuar kontrollin në të gjithë territorin, të vendosur që çdo hapësirë publike e cila u takon qytetarëve të kthehet në shërbim të tyre e gjithashtu për të pasur mundësinë që asnjë individ, person apo biznes i cili përdor hapësirat publike, të mos i përdorë ato në mënyrë abuzive”, tha Mazniku.
Ai ka bërë të ditur se Bashkia është e vendosur që të mos bëj asnjë hap pas deri në rivendosjen e ligjshmërisë në gjithë terrotirin e saj. Për këtë ai ka bërë të ditur se do të ndërmeren masa akoma më të ashpra për të ndërgjegjësuar qytetarët që të respektojnë pronën publike dhe jetën në komunitet. “Do të ketë masa sistematike nga ana e Bashkisë, në mënyrë të vazhdueshme, që të kthehet në një rregull të zakonshëm të një qyteti normal”, u shpreh Mazniku.
Nënkryetari i Bashkisë bëri të ditur gjithashtu se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak do të diskutohet dhe miratohen një sërë masash që parashikojnë jo vetëm gjobitjen për personat të cilët përdorin apo dëmtojnë hapësirat publike por edhe detyrimin ligjor për secilin prej këtyre individëve apo bizneseve, për të dëmshpërblyer dëmin e krijuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat