Gjyqi ndaj Mark Frrokut, gjykata belge i jep të drejtë ligjvënësit shqiptar të jetë i pranishëm në gjykim

Shqipëria

Gjyqi ndaj Mark Frrokut, gjykata belge i jep të drejtë ligjvënësit shqiptar të jetë i pranishëm në gjykim

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 14:02

Brukseli pranon kërkesën e deputetit Mark Frroku për të qenë i pranishëm në gjyqin që do të zhvillohet kundër tij në lidhje me akuzën e vrasjes së një shtetasi shqiptar rreth 15 vjet më parë.
Gjykata belge ka pranuar kërkesën që ligjvënësi Kristian-demokrat i kishte drejtuar në lidhje me pjesëmarrjen në gjyq, pas refuzimit që iu bë nga Gjykata e Lartë në Shqipëri.
Frroku prej disa muajsh ndodhet nën masën e arrestit me burg në lidhje me akuzat që i bëhet nga Prokuroria belge, ndërsa deputeti i ka mohuar ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat