Autoriteti për hapjen e dosjeve do të drejtohet nga Gentiana Sulaj

Shqipëria

Autoriteti për hapjen e dosjeve do të drejtohet nga Gentiana Sulaj

Nga: Gjergj Koja Më: 3 shtator 2015 Në ora: 13:32

Autoriteti i hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit do të drejtohet nga Gentiana Sulaj, zv. ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Burime qeveritare bënë të ditur se Sulaj është propozim i Këshillit të Ministrave për drejtimin e autoritetit që do të përbëhet nga 5 anëtarë. Gjithashtu Instituti i të Përndjekurve Politikë do të propozojë si anëtar të Autoritetit, Daut Gumentin.
Kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë Bilal Kola shprehet se ligji mbi hapjen e dosjeve i jep fund kandidimit në poste të larta shtetërore të gjithë personave që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.
Për marrjen e informacionit mbi dosjet, akses përveç medias do të kenë: të përndjekurit dhe trashëgimtarët e tyre, personat të cilët janë mbajtur nën survejim dhe ata të cilët janë favorizuar nga ky regjim pa qenë në strukturat vendimarrëse. Këta të fundit kanë të drejtë të marrin informacion për dosjen e tyre.
Të prekurit marrin informacion për dosjen e tyre në mënyrë shteruese, edhe palët e treta marrin informacion për dosjen e tyre po aq shteruese, një i favorizuar nga sigurimi merr informacion për dosjen e tij por pa parë asgje që ka lidhje me viktimat e tij.
Kola ka hedhur posht zërat se ky ligj bie ndesh me ligjin e arkivave pasi kompetencat janë saktësisht të ndara. Në muajin korrik kuvendi shpalli njoftimin për të gjithë ata që dëshirojnë të konkurojnë për t’u bërë pjesë e autritetit, ndërsa pritet që me nisjen e sesionit te ri parlamentar nënkomisioni për të drejtat e njeriut të nis seancat dëgjimore me kandidatët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat