Kritik dhe shkrime pa frikë, Lubonja fiton çmimin “Prince Claus”

Shqipëria

Kritik dhe shkrime pa frikë, Lubonja fiton çmimin “Prince Claus”

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 13:25

Fatos Lubonja është shpallur fitues i çmimit “Prince Claus”, në Holandë që shpërndahet për personalitete të fushave të ndryshme. Gazetari shqiptar është një ndër dhjetë laureatët e çmimit “Prince Claus”, të cilët janë të fushave të ndryshe si fotografia, muzika, letërsia etj.

“I pavarur dhe objektiv vazhdimisht në analizën e tij, Fatos Lubonja është një zë kryesor për kritikën në vendin e tij. Shkrimet e tij ofrojnë një pamje të kulluar të ngjarjeve në historinë e kohëve të fundit të Shqipërisë. Një kontribues i rregullt për gazetat dhe komentues televiziv, si dhe redaktor dhe botues i një reviste kritike, ai trajton çështje të ndjeshme dhe pa frikë flet të vërtetën”, thuhet në përshkrimin e çmimit të Lubonjës.

fatos lubonja

Ja çfarë shkruhet për Lubonjën:

Fatos Lubonja është gazetar shkrimtar komentues televiziv dhe një lider i zërit kritik në vendin e tij që shpesh e shokon vendin e tij duke e futur në refleksione të domosdoshme. 17 vjet burg i akuzuar për agjitacion e propagandë dhe për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë disidente – vetëm sa ia kanë forcuar qasjen e tij ndaj demokracisë.

Në qeli ka shkruar “Ploja e Mbrame” një rinterpetim shumë intrigues i historisë së Edipit mbi Shqipërinë staliniste. “Ridënimi” përshkruan arrestimin e tij dhe labirinthin totalitarist. Pas lirimit kur shumëkush duartrokiste qeverinë e re të ashtuquajtur demokratike Lubonja ishte një nga ata që denonconte abuzimet ndaj të drejtave të njeriut duke përfshirë edhe ato ndaj persekutorëve të tij, ish funksionarë të regjimit të përmbysur.

Vazhdimisht objektiv në analizat e tij dhe duke ruajur pavarësi nga të gjitha partitë politike Lubonja flet kundër çdo keqtrajtimi dhe shtypjeje pavarësisht nga kush i kryen ato. Ai ka venë në dukje mashtrimet dhe abuzimet e atyre që janë në pushtet ashtu sikurse edhe të atyre që synojnë t’i zëvendësojnë ata, si nga e majta edhe nga e djathta. Libri i tij gjysëm fiksion “Apokalipsi i rremë” përshkruan përvojën e luftës së tij politke në 1997 dhe rënien e Shqipërisë në anarki.

Ai është kontribues i rregullt në gazetat dhe televizione si dhe boton revistën Përpjekja që marret me tema të tilla të ndjeshme si ato mbi nacionalizmin shqiptar, identitetin dhe mitet, rritjen e një kapitalizmi oligarkik apo shkatërrimin i trashëgimisë arkitekurore të vendit.

Fatos Lubonjës i jepet ky çmim për përshkrimin që i ka bërë në letërsinë e tij episodeve kyçe të historisë së Shqipërisë; për ruajtjen e integritetit intelektual dhe të pavarësisë në momente ekstreme, për luftën e vazhdueshme për demokraci, të drejta të njeriut, fjalën e lirë dhe të drejtën për të treguar historinë e vendit të tij në një kontekst ku liria mbetet ende e brishtë; për zgjerimin e hapësirës së debatit publik e krijimin e platformave për zëra të tjerë kritikë; si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat