Informaliteti/ Ahmetaj: Në janar-gusht u regjistruan 30% biznese më shumë

Shqipëria

Informaliteti/ Ahmetaj: Në janar-gusht u regjistruan 30% biznese më shumë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 12:15

Gjatë aksionit kundër informalitetit sot në bizneset në zonën “21 Dhjetori” në Tiranë, ishte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i cili vlerësoi rritjen e fluksit të bizneseve për t’u regjistruar pranë QKR-së, që shënon për periudhën janar-gusht 30% më shumë të regjistruar.

“Në periudhën janar-gusht janë regjistruar 30% biznese më shumë se muajt e tjerë”, tha Ahmetaj.
Sipas tij, vetëm në muajin gusht u regjistruan 10% më shumë biznese se në muajt e tjerë, cka tregon se aksioni i nisur këto ditë kundër informalitetit po jep rezultate pozitive.
“Brenda ditës po shiten 300 kasa fiskale”, shtoi për mediat ministri Ahmetaj.

Aksioni kundër informalitetit u paralajmërua disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe nisi zyrtarisht në 1 shtator.

“Në 300 ditët e treta të qeverisjes, informaliteti i bizneseve do të jetë kryefjala e punës së qeverisë, duke i shpallur luftë të hapur të gjithë bizneseve të cilat punojnë në informalitet”, është shprehur kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat