Dash Shehi: PD gaboi me termin “bej”, unë vetë jam i tillë

Shqipëria

Dash Shehi: PD gaboi me termin “bej”, unë vetë jam i tillë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 09:09

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së ka deklaruar sot në një intervistë se PD-ja ka gabuar duke përdorur në mënyrë figurative termin e “bejlerëve” si në rstin e etiketimit të deputetit Koço Kokëdhima për jugun e vendit.

“Deri tani ka pasur një ide figurative që bejlerët ishin poseduesit e pronave, – tha ai. – Unë gjykoj që është e mira që të mos i trajtojmë të gjithë bejlerët si të këqinj, duke iu referuar kontekstit historik. Unë personalisht jam “bej” vetë, nëse flasim hapur për këtë çështje. Ata janë edhe një lloj krenarie, do të thosha unë. S’duhet të harrojmë se një pjesë e historisë shqiptare, edhe ajo më progresistja, është shkruar nga bejlerët. Sepse bejlerët ishin njerëzit që dinin pak shkrim e këndim në atë kohë, ndërsa të tjerët edhe pse jo për faj të tyre, ishin pak a shumë injorantë. Unë mendoj se pas kaq shumë vjetësh, duhet të bjerë ky konotacion negativ. Është e nevojshme që historinë tonë ta gjykojmë më thjeshtë dhe më me qetësi,” nënvizoi ai.

Ndërsa për shtresën e pronarëve, Shehu është shprehur: “Unë e shikoj që qasja e PD-së në lidhje me pronarët është thjesht për ta shfrytëzuar këtë kategori. Është një lloj propagande që hera herës bën në mbrojtje të tyre, më shumë sesa afron zgjidhje reale. Unë mendoj që sjellja e PD-të të ishte krejtësisht ndryshe. PD të afrojë alternativën, duhet të ofrojë një skemë, sipas së cilës pronarët të ndihen më komodë. Duhet të ofrojë një skemë që t’i kundërvihet asaj të qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat