Veliaj vendos 10 çezma publike me ujë të pijshëm në Tiranë

Shqipëria

Veliaj vendos 10 çezma publike me ujë të pijshëm në Tiranë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 08:38

Bashkia e Tiranës ka vendosur 10 çezma publike në zonat më të populluara të kryeqytetit. Tashmë secili nga kryeqytetasit do të ketë në pikat kryesore të Tiranës, këto çezma publike me ujë të pijshëm.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka falenderuar Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit për dhurimin e këtyre çezmave.
“10 pika publike estetike me ujë të pijshëm në Tiranë.Faleminderit Ambasadës së shtetit të Kuvajtit për dhurimin e çezmave publike. Bashkë do ta pastrojmë Tiranën tonë!”, shkruan Veliaj në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat