Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë publike listën me emrat e maturantëve fitues në të gjitha fakultetet e vendit. Maturantët mund të shohin tashmë listat me fituesit sipas pikëve që ata kanë grumbulluar nga mesatarja dhe provimet. Për të verifikuar emrin e tyre dhe për të parë degën në të cilën janë shpallur fitues, maturantët mund të shohin listën e mëposhtme, e cila ka vënë rend sipas kodit, degët në fakultetet përkatëse në kryeqytet. Këtë vit pritet që të zënë vend në auditorët e shtetërorit, 19 650 kuota, ndërkohë që ata që nuk do të kenë mundësi të fitojnë në fazën e parë, do të kenë edhe një shans të dytë nëpërmjet formularit A3.
Regjistrimi
Kandidatët fitues kanë të drejtë të bëjnë dy zgjedhje në momentin e regjistrimit, të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin ose të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të lartë. Por kjo, duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit online. Këta kandidatë, se bashku me kandidatët që nuk janë shpallur fitues në listat paraprake, konkurrojnë për vendet e mbetura bosh të kandidatëve fitues të cilët nuk kanë kryer regjistrimin online. Kandidati fitues në listat paraprake, për t’u regjistruar dhe ndjekur me pas studimet në programin përkatës të studimit fillimisht regjistrohet online.
Lista e fituesve të universiteteve publike