Shehu: Ujqërit e vërtetë s’do preken nga aksioni i qeverisë kundër informalitetit

Shqipëria

Shehu: Ujqërit e vërtetë s’do preken nga aksioni i qeverisë kundër informalitetit

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 23:52

Ndërsa qeveria ka nisur aksionin kombëtar të informalitetit, opozita është skeptike në realizimin dhe efiçencën e këtij operacioni. Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Sheferedin Shehu, i ftuar në studion e Ora News, tha se “ujqërit e vërtetë s’do preken nga aksioni i qeverisë kundër informalitetit” duke lënë të kuptohet se do ketë selektivitet
Sheferedin Shehu: “Ne këtë aksion e shohim në dy këndvështrime, e para është ai konotacioni i keq, i hidhur i aksioneve të vjetra. Dhe e dyta është pikëpamja jonë që vendi nuk qeveriset me aksione, vendi ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe llogaridhënie dhe përgjegjshmëri, pra për punët që nuk bëhen mirë duhet të japë llogari dikush, i pari kryeministri, ministri i financave, dhe ministrat që janë ngarkuar me mbledhjen e tatimeve. Ne këtë e shikojmë si një mekanizëm që përdor qeveria për të anashkaluar problemin e vërtetë, që është keqqeverisja e vendit. E shohim më shumë si një zhurmë me një paramendim të caktuar, ose si një mjergull për ujqërit që e kanë nxitur qeverinë për ta krijuar këtë dhe ujqërit janë ata që krijojnë evazionin e vërtetë dhe që nuk do t’i gjejë asgjë nga ky aksion i qeverisë”.
Sipas Shehut, “kryeministri Rama duhet ta drejtojë gishtin nga vetja për paaftësinë në administrimin e sistemit financiar dhe në investimet për nxitjen e punësimit”
Sheferedin Shehu: “Kryeministi e solli vendin në këtë situatë të vështirë ku arkës së shtetit i mungojë 23 mld lekë, pra është përgjegjësi e qeverisë dhe kryeministri nuk ka nevojë të kërcënojë administratën e vet apo të bëjë propagandë siç bëri dhe me këshillin e biznesit. Nuk është nevojë të bërtasë kryeministri por t’i vërë administratorët e vet përpara përgjegjsinë për mos realizimet, për situatën e krijuar dhe shkallë shkallë që nga nënpunësi deri tek vetja e tij”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat