“Burgjet e hapura”, projektligji i ri: Ditën në liri, natën në qeli

Shqipëria

“Burgjet e hapura”, projektligji i ri: Ditën në liri, natën në qeli

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 23:31

Një ligj i ri për burgjet synon të krijojë modelin e burgjeve të hapura, që do të thotë që një i dënuar i sigurisë së ulët mund të jetojë jashtë gjatë ditës dhe në mbrëmje të rikthehet në qeli.

Këto janë ndryshimet e miratuara nga qeveria në projektligjin e ri. Personat që përfitojnë nga ky sistem i ri janë të dënuarit për kundravajtje, apo vepra të kryera nga pakujdesia që nuk e kapërcejnë kufirin e dënimit me 5 vjet heqje lirie.

Sipas draftit, do të përfitojnë burgimin e hapur të gjithë ata persona që u kanë mbetur deri në dy vjet burgim për të vuajtur, ndërkohë që parashikohet ngritja e një komisioni transferimi që do të shqyrtojë kërkesën e të dënuarit.

Por, neni më i rëndësishëm që synon të ndërpresë kriminalitetin e komanduar nga burgu është neni 6 fraksion 1.

Në ndryshimet ligjore parashikohet që për raste të jashtëzakonshme në burgjet e sigurisë së lartë, siç janë revoltat apo situatat e emergjencës, ministri i Drejtësisë mund të pezullojë në institucion aplikimin e rregullave normale të të burgosurve.

Gjithashtu, në ligj i jepen kompetenca në situiata të tilla edhe ministrit të Brendshëm, atëherë kur vërtetohen arsye serioze që lidhen me rendin dhe sigurinë publike.

Në këtë rast, ministri i Brendshëm ka të drejtë t’i adresojë kërkesë atij të Drejtësisë për të vendosur pezullimin e jetës normale në këtë burg. Pezullimi parashikon izolimin e elementëve të dyshuar nga pjesa tjetër e të dënuarve.

Këto ndryshime ligjore mesa duket vijnë pas goditjes së disa grupeve kriminale që urdhëroheshin nga krerët e tyre nga ambjentet e burgjeve, të dënuar ose për trfafik droge, ose për gjobëvënie./ Top Channel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat