PD-Braces: Je uturak i Edi Ramës , tartabiq politik dhe zëdhënës zyrtar i bandës së Lushnjës

Shqipëria

PD-Braces: Je uturak i Edi Ramës , tartabiq politik dhe zëdhënës zyrtar i bandës së Lushnjës

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 20:25

Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate në lidhje me etiketimet e deputetit socialist Erion Braçe ndaj europarlamentares Doris Pack. Në deklaratën e saj, PD thekson se Brace pranoi të bëhet uturaku i Edi Ramës për të sulmuar zonjën e nderuar Doris Pack.
“Erion Braçe, ky kanal i zakonshëm i ujërave të zeza u trazua sot nga deklaratat fisnike të zonjës Pack që ishin në favor të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Zonja Pack denoncoi kriminalizimin e pushtetit dhe lidhjet e tij me personat me precedentë penal, foli për fakte të njohura botërisht, duke i bërë shërbim demokracisë dhe vendit. Por nuk kanë si t’i pëlqejnë të tilla qendrime madhore një tartabiqi politik, që është zëdhënës zyrtar i një prej bandave më famëkeqe, si ajo e Lushnjës. Qendrimet kundër krimit në pushtet prishin rehatinë e braçeve e pusetave të tjera të mazhorances, por janë qendrime në krah të Shqipërisë e shqiptareve, në krah të endrrës tonë të përbashkët europiane”, thuhet në reagimin e PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat