Guvernatori Sejko: Operacioni kundër informalitetit, efekte pozitive në ekonomi

Shqipëria

Guvernatori Sejko: Operacioni kundër informalitetit, efekte pozitive në ekonomi

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 18:24

Operacioni kundër kundër informalitet, do të japë efekte pozitive në ekonominë e vendit. Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko në një konferencë për mediat, duke theksuar se presim që ulja e informalitetit të ndikojë pozitivisht në rritjen e kreditimit dhe gjallërimit të aktivitetit ekonomik në vend.
“Banka e Shqipërisë vlerëson si pozitive rritjen ekonomike në vend dhe është optimiste për rritje pozitive progresive të ekonomisë së vendit në dy vitet e ardhshme”, tha Sejko.
Lidhur me politikën monetare të BSH-së, Guvernatori tha se Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike të vendit, duke argumentuar se, të dhënat e muajit korrik, tregojnë per një rritje të të ardhurave dhe permiresim te klimes se biznesit ne vend.
Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni për 2015-n të jetë 1.9 përqind, ndërkohë që objektivi prej 3 përqind, parashikohet në vitin 2017. Guvernatori Sejko tha se ka një reduktim me 4.6 përqind të deficitit tregtarë, kryesisht nga eksporti i energjisë.
“Të dhënat fiskale të muajit korrik tregojnë një rritje të lehtë të të ardhurave dhe një ngadalësim të shpenzimeve publike. BSH pret vazhdimin e kahut konsolidues të politikës fiskale edhe në dy vitet e ardhshme. Ka rritje graduale dhe e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e rreziqeve aktuale nga aktorët ndërkombëtarë dhe aktorët lokalë. Jemi në një situatë ekonomike, ku investimet e huaja dhe të brendshme nuk janë në nivelet e pritshme”, tha ai.
Gjithashtu ai tha se Këshilli vendosi të mbajë në të njëjtin nivel normën e interesit, 2 përqind. Ndërsa evidentoi se po ndërmerren politika për nxitjen e investimeve dhe sipërmarrjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat