Ambientalistët: Protesta , Projekti i liqenit, shoqëria civile i kërkon qeverisë anullimin

Shqipëria

Ambientalistët: Protesta , Projekti i liqenit, shoqëria civile i kërkon qeverisë anullimin

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 18:03

Shoqëria civile paralajmëron protesta qytetare nëse qeveria nuk tërhiqet nga ideja për projektin për hyrjen e parkut të Liqenit Artificial në Tiranë. Ambientalistë dhe inxhinierë të mjedisit do ti dorëzojnë Kryeministrit një rezolutë me argument teknike pse nuk duhet të ndërtohet në këtë hapësirë të gjelbërt.
Me argumenta ligjorë dhe teknikë, shoqëria civile do ti kërkojë qeverisë të anullojë projektin për hyrjen e parkut të liqenit.
Nëpërmjet një rezolute që do jetë në tryezën e Kryeministrit, kreut të Bashkisë dhe Ministrisë së Rregullimit të Territorit, pedagogë, ambientalistë dhe inxhinierë, synojnë të ndalin atë që ata e quajnë betonizim të hapësirës kryesore të gjelbërt që i ka mbetur Tiranës, në të kundër paralajmëruan protesta qytetare.
Sazan Guri: Projekti për hyrjen e parkut nuk është gjë tjetër veçse një çiban mbi atë që është vepër statike, apo vepër shpirtërore, konstitucionale, tradicionale, quaje si të duash konservatore e asaj që quhet nga Treni-Qendër deri në korkusin Nënë Tereza.
Në shpalljen e konkursit për hyrjen e parkut të liqenit, kryeministri Rama siguroi se ai synon të rigjallërojë zonën e liqenit.
Në konkurs morën pjesë 11 kompani ndërkombëtare që prezantuan të gjitha projektet e tyre, ndërsa nuk dihet se kur do të shpallet fituesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat